7 shenja që nuk jeni gati për të shkuar në një qytet të ri, edhe nëse mendoni se jeni

Lëvizja në një qytet të ri është një hap i rëndësishëm. Është e zakonshme që njerëzit të lëvizin në kërkim të përvojave, mundësive dhe ndryshimeve të reja. Zhvendosja mund t’i ndihmojë me atë zbulim. Po, bari nuk është gjithmonë i gjelbër në anën tjetër. Lëvizja në një qytet të ri duhet të jetë një vendim i menduar mirë dhe jo thjesht një mendim i momentit i marrë në nxitim e sipër.

Duhet bërë një bilanc i “pro-ve” dhe “kundra” për atë që do jepni dhe të asaj që do të  merrni në këmbim në jetën tuaj të re. Mund të jetë joshëse për të mbushur çantat , pasi të shihni bashkëmoshatarët tuaj duke postuar në lidhje me “kapitujt e rinj” të tyre në qytetet e reja në rrjetet sociale.

Por, ajo që është e drejtë për ta nuk mund të jetë e drejtë për ju , kjo është normale. Para se të vendosni për një fillim të ri diku tjetër, mendoni për përse doni të lëvizni. Nëse ndonjë prej arsyeve të mëposhtme zbatohet për ju, mund të jetë një shenjë se nuk është koha e duhur për t’u zhvendosur.

Jeni të mërzitur me punën tuaj

Nëse jeni të pakënaqur në punë, bisedoni me shefin tuaj për të marrë projekte të reja ose për të shkuar në një departament të ri përpara se të ndërmerrni ndonjë hap drastik. Nëse kjo nuk ju  ndihmon ose e keni shteruar kërkimin e punës në qytetin tuaj aktual, zhvendosja për një vend pune mund të jetë një vendim shumë i mirë  nëse do të thotë që do të jeni në një vend ose në një kompani ku mund të ndërtoni një karrierë që ju e dini se nuk do të jeni  në gjendje për ta krijuar diku tjetër. Por, edhe nëse zhvendosja i  zgjeron mundësitë tuaja, ju duhet të siguroheni se ato janë më të mëdha se çdo lëvizje tjetër që ju mund të bëni edhe nëse oferta e punës në një qytet tjetër është me të vërtetë tunduese.

Ju ka mbërthyer rutina

Nëse ju jeni i mërzitur sepse jeni gjatë gjithë kohës vetëm në punë, do të thotë që jeta juaj është një rutinë e vërtetë. Një ndryshim i peizazhit është një ide e mirë, por ka gjasa që kjo mos  ta ndryshojë mënyrën se si ndiheni. Përpiquni të zgjeroni horizontet tuaja në qytetin tuaj përpara se t’i zgjeroni ato edhe më tej. A ka një park apo restorant të ri që nuk e keni kontrolluar akoma? Nëse ndjeheni të mërzitur me rutinën tuaj të përditshme, ndryshojeni atë: Merrni një rrugë të re për të punuar, merrni një aktivitet të ri gjatë fundjavave ose kaloni nëpër një lagje të reja për të parë nëse mund të gjeni ndonjë gjë për qenë të frymëzuar ose të stimuluar. Ndoshta nuk duket tani, por mund të ndodh që pasi të largoheni mund të jetë më keq. Pasi ti mund të kuptosh që nuk i ke fituar ende përvojat e duhura për të përballuar jetesën e re në qytetin e ri. Përvojat e reja janë vendimtare për rritjen, por para se të kërkoni për atë diku tjetër, sigurohuni që të keni përfituar plotësisht aty ku jeni tani.

Ju duket sikur ju mungon diçka

Shumë njerëz zhvendosen sepse mendojnë se ka diçka që ju mungon dhe mendojnë se do ta gjejnë atë diku tjetër. Por, para se të lëvizni duke menduar se do të mbushni  këtë zbrazëti, sigurohuni që t’i keni shteruar të gjitha opsionet në vendin tuaj aktual. Nëse ndiheni sikur ju mungon një rreth i fortë shoqëror, a keni marrë pjesë nëpër evente apo të shkoni në klube ose t’i bashkoheni një ekipi sportiv për të bërë miq të rinj? Nëse ju jeni në një punë të mërzitshme, a i jeni i përkushtuar totalisht kërkimit të një pune të re? Nëse po kërkon më shumë kulturë, a keni shkuar për të parë shfaqjet në teatër ose filma të ndryshëm në kinemanë e qytetit ku jetoni? Po galeritë e artit apo panairet që janë organizuar në qytetin tuaj a i keni frekuentuar dhe studiuar? Bëni të gjitha  përpjekjet që mundeni para se të vendosni të ndryshoni jetën tuaj dhe të lëvizni në një tjetër qytet. Kjo vlen më shumë nëse jeni  i ri në zonën tuaj, ndaj i jepni kohë vetes për të eksploruar, zhvilluar dhe përshtatur.

Ju nuk doni të keni mbështetës në qytetin e ri

Për disa, duke lëvizur në një qytet të ri, të cilin ata nuk e njohin mund të duket si një sfidë emocionuese për t’u lidhur dhe për të bërë miq të rinj. Kurse disa të tjerë  preferojnë stabilitetin dhe komoditetin, kështu që nëse identifikoheni me këto karakteristika, nuk ka asgjë të keqe. Ju vetëm duhet të peshoni se cilat janë faktorët më të rëndësishëm për jetën tuaj. Nëse jeni shumë të lidhur me miqtë tuaj apo familjen dhe shumica prej tyre  janë të vendosur aty ku jeni, lëvizja mund të mos jetë në interesin tuaj më të mirë.

Ju nuk mund ta përballoni atë

Ndonjëherë, realizueshmëria i një ndryshimi qëndron në praktikën e saj, veçanërisht kur është fjala për financat. Ndërsa mund të thuhet se kurrë nuk ka një “kohë të duhur” për asgjë, mund të thuhet gjithashtu se ka raste më të mira për disa gjëra kur paraja është një faktor. Nga paketimi dhe transportimi në depozita të sigurisë dhe tarifat e ndërmjetësit,  lëvizja është e shtrenjtë, veçanërisht nëse doni të zhvendoseni në një qytet me kosto më të lartë të jetesës.  Ndonjëherë është më mirë të prisni derisa të keni krijuar një shumë parash të konsiderueshme.  Mos lejoni që njerëzit që shkojnë në një qytet të madh me $ 400 në xhepin e tyre, një valixhe në dorë dhe ëndrrat e tyre në kokë t’ju mashtrojnë.

Ju po largoheni nga problemet tuaja

Zhvendosja në një vend të ri mund të duket sikur zgjidh problemet tuaja, por në të vërtetë është një shmangie derisa ato derisa të rishfaqen. Problemet tuaja nuk qëndrojnë në vendet rrini. Ato qëndrojnë brenda jush dhe nuk do të largohen derisa të mësoni se si t’i zgjidhni vetë.  Psikologu Elizabeth Stirling tha për New York Times, “Pa marrë parasysh sa lëvizni,  ende e merrni veten me ju.        Ndërkohë që zhvendosja mund të jetë një shkas për t’ju bërë ju të ndiheni më mirë ,kjo nuk do të thotë se do të sjellë magji për t’ju shpëtuar nga problemet.  Këtë vetëm ju mund ta ndreqni.

Ju po lëvizni për të dashurin tuaj

Lëvizja për një të dashur është një hap i madh.  Në vetvete, nuk është një arsye e keqe për të lëvizur, por është e rëndësishme të siguroheni se po e bëni atë sepse ju dëshironi vet. Një sondazh i Homes.com zbuloi se 43% e njerëzve që lëviznin për dashuri nuk do ta bënin përsëri.

Shikoni me pamje të gjerë. A ka ndonjë gjë në qytetin e ri që do t’ju bëjë të lumtur? A ka perspektiva të mira pune, miq që njihni, apo aktivitete që do të gëzoni? Nëse jo, mund të mos jetë koha për të lëvizur akoma.

“Ju nuk mund ta bëni dikë të lumtur nëse nuk jeni vetë të lumtur”, shkroi Natasha Koifman në një blog për Huffington Post. “Një marrëdhënie nuk do t’ju plotësojë nëse ju vet në fillim nuk e përmbushni veten”.

Është një guximi i madh për shkuar në një qytet të ri me dikë, sidomos kur s’ke shumë kohë që e ke nisur lidhjen tënde me partnerin.  Ju nuk dëshironi të bëni një hap të madhe për dikë tjetër dhe të mos jeni të lumtur asnjëherë , akoma dhe më keq nëse qyteti nuk ju pëlqen.

SHKARKO APP