7-vjeçari nis një letër për babain në parajsë, posta e surprizon

Një djalë i vogël 7-vjeçar ka prekur zemrat e të gjithëve me një letër që ka shkuar për babain e tij të ndjerë. Pasi e përfundoi, letrën ia dha postierit dhe i tha: “A mund ta dërgosh në parajsë për ditëlindjen e babait tim”?

Teri, mamaja e vogëlushit, tha se po atë ditë erdhi një përgjigje që në fakt nuk e prisnin. Në fakt ishte një përgjigje nga posta, e cila njoftonte se “kishte shmangur yjet dhe objektet hapësinore” për të dorëzuar letrën.

Këtë përgjigje, mamaja e 7-vjeçarit e publikoi në Facebook duke e ndarë me miqtë e saj edhe letrën e të birit për babain, shkruan Klanplus. Ajo përshëndeti postën për gjestin që kishte treguar ndaj letrës emocionale të djalit.

Veprimi i vogëlushit ngrohu zemra e të gjithëve, por përdoruesit e mediave sociale nuk harruan të përgëzonin edhe postën që bëri të lumtur 7-vjeçarin duke i kthyer përgjigje. Kjo ngjarje ka ndodhur në Britani të Madhe.

SHKARKO APP