70 notarë nga Ksamli në Korfuz me not (Video)

Rreth 70 notarë nga disa vende te botës, si Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Australia, Zelanda e Re dhe Greqia morën pjesë në maratonën dy milje detare të gjatë nga Ksamili drejt Korfuzit.

Ky është një aktivitet që zhvillohet si homazh për shumë shqiptare që tentuan të kalojnë kufirin e regjimit komunist të Shqipërisë duke notuar.

Ky event ka synim edhe të promovojë turizmin midis dy brigjeve si trashëgimine kulturore.

Nga Ksamili drejt Korfuzit është edhe pjesa më e ngushtë e Kanalit të Korfuzit në të cilën janë kapur dhe vrarë shumë persona që tentonin të iknin në Greqi me not.

70 notarë nga Ksamli në Korfuz me not

SHKARKO APP