70-vjeçarja thyen rekordin botëror në maratonë

Një pensioniste ka thyer rekord botëror në Maratonën e Bostonit. Jeannie Rice mbaroi garën për rreth 3 orë e gjysmë.

70-vjeçarja vendosi rekord për kategorinë e moshës së saj dhe mbylli konkurrimin për 3 orë 27 minuta dhe 50 sekonda .

Gjyshja nga Ohio pasi kaloi vijën e finisht tha se ndihej absolutisht shumë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekordi i mëparshëm për kategorinë e femrave 70+ ishte 3 orë, 35 minuta dhe 29 sekonda i vendosur nga nga Helga Miketta në vitin 2013

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeannie e theu rekordin me më shumë se shtatë minuta.

Ajo ka marrë pjesë në maratona gjatë gjithë jetën e saj, me debutimin e parë më 1984 në Cleveland.

Koha e saj më e shpejtë e regjistruar ishte tre orë dhe 16 minuta në Columbus. Ndërsa në Çikago ishte maratona e saj e 116-të.

“Kam vrapuar për më shumë se 35 vite dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e jetës sime,”-tha ajo. “E dua konkurimin dhe përgatitja për garë më mban të motivuar për të vrapuar më shpejt dhe më mirë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?