“8 Dhjetori si 8 Nëntori-dita e gënjeshtrës politike”
Dita e Rinisë, 8 Dhjetori, ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Sot është 8 Dhjetori e cila zyrtarisht është shpallur festë zyrtre në kohën kur PD ishte në pushtet, e ashtuquajtur Dita e Rinisë dhe kjo ka të bëjë me ditën kur nisën të ashtuquajturat protesta studentore me 8 Dhjetor 1990, të ashtuquajturat kundër diktaturës komuniste për ndryshime demokratike në vend me çrast u nxit një takim i kryetarit të presidiumit popullor dhe kryetarit të Partisë së Punës Komuniste Ramiz Alia me studentët. Kështu u respektua skenari i udhëheqjes së regjimit komunist për të vendosur pluralizimin e rremë politik në vend, për të bërë ndryshimin e rremë në drejtimn të demokracisë dhe ekonomisë së lirë të tregut.Ndërkohë me 8 Nëntor kemi themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Nuk u zgjodh rastësisht data 8 Dhjetor në 1990 ishte një lloj kodi i datës 8 Nëntor për të dhënë mesazhin të ndryshojë gjithçka për të mos ndryshuar asgjë. Ajo që ndodhi në 8 Dhjetor ishte se një grusht studentësh u përdorën nga regjimi komunist për të dalë nga gjendja e vështirë ku ishte sepse ishte duke u shembur regjimi komunist vetë për shkak të ekonomisë. Regjimi komunist shpalli falimentimin e vet në korrik 1990 kur u vendos pagesa 80% e pagës për punëtorët dhe u mbyllën fabrikat.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.