84% e njerëzve i shkatërrojnë parfumet, i vendosin në vendin e gabuar

Shishet e parfumeve janë aq të këndshme sa nuk është çudi që t’i keni vendosur në një vend të dukshëm për syrin, që për fat të keq, ndodh të jetë i gabuar. Ekspertët kanë zbuluar se 84% prej nesh po i shkatërrojnë parfumet duke i mbajtur në vendin e gabuar.

Sipas një sondazhi nga Parfum Direct (via Ok! Media), 45% e njerëzve i mbajnë parfumet të vendosura në tavolinë ose në një raft të dhomës së gjumit. Sipas ekspertëve, parfumet duhet të ruhen në një vend të errët sepse ekspozimi ndaj dritave dhe temperaturave të ngrohta i bën ata që të humbasin aromën origjinale. Drita natyrale dhe artificiale prish përbërjen e lëngjeve aromatizuese dhe me kalimin e kohës, parfumi ndryshon aromën.

Parfumet të mbahen në një dollap ose sirtar, për të minimizuar kontaktin me dritën. Nëse doni t’i shihni, vendosini në kutinë e tyre. Nëse jeni 39% e njerëzve që i mban parfumet në një dollap/raft në tualet, sërish jeni gabim. Ambientet me lagështi dhe me temperaturë jokonstante, i bëjnë parfumet që të humbasin aromën origjinale.

SHKARKO APP