85-vjetori – Hidhet në treg pulla postare me portretin e Dritëro Agollit

Me rastin e 85 vjetorit të lindjes, Posta Shqiptare ka vendosur t’i dedikojë pullën postare shkrimtarit dhe akademikut të shquar Dritëro Agolli.

Pulla postare është realizuar nga autori Petraq Papa, dhe ka një vlerë prej 120 lekësh.

Tirazhi i kësaj pulle postare është 34.250 pulla si dhe 250 copë FDC ( Zarfi i ditës së parë).

Emisioni i kësaj pullë përbëhet nga një seri me një pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash, si dhe nga zarfi i ditës së parë.

posta pulla-dritero-agolli

SHKARKO APP