85 vjetori i lindjes, Alfred Uçi vjen me botimin e ri “Ese dhe etyde filozofiko-estetike”

 

Befasues për thellësinë e mendimit dhe cilësinë e energjinë me të cilën shkruan.

Profesori dhe akademiku Alfred Uçi ka festuar 85 vjetorin e lindjes, mes miqve, të afërmve dhe personaliteve të shquara të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Produktiv dhe cilësor, akademiku Uçi ka ardhur edhe në këtë përvjetor përmes librit “Ese dhe etyde filozofiko-estetike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një botim që ka marrë konsideratat më të larta nga profesorët Përparim Kabo dhe Moikom Zeqo.

Kabo: Sot jemi mbledhur për të festuar 85 vjetorin e lindjes, më saktë për ti bërë nder dhe respekt atij udhëtimi dinjitoz që quhet puna, kontributet dhe kreativiteti dhe arritjet e një njeriu që vinte nga dera dhe gjaku petroninas dhe që quhet Alfred Uçi.

Zeqo:Asnjë shkrimtar shqiptar nuk ka bërë një traktat estetik, të cilin e ka botuar Profesor Uçi dhe pjesa tjetër ku mungon një dituri e veçantë e egeriane ose e trajtuar në kohët e fundit nga këndshikime në më absurdet që është estetika.

Vetë akademiku duket se nuk i ndjen mbi supe 85 vitet, kur thotë se dëshira dhe vullneti për të shkuar mbetet e palëkundur, duke paralajmëruar se ky nuk do jetë libri I fundit

Alfred Uçi: Kisha ndërmend të botoja dy libra, një nga fusha e filozofisë mbi pikëpamjet filozofike të rilindasit Jani Vreto dhe tjetër me ese dhe etyde filozofike-estetike. Dhe të binden se kushedi shkruaj dhe të tjerë më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?