9 vjet nga vrasjet në Bulevard, homazhe për viktimat e protestës së 21 janarit
Sot u mbushen nëntë vjet nga protesta tragjike e 21 janarit ku humbën jetën 4 persona gjatë tubimit teë opozitës së asaj kohe në bulevardin Dëshmoret e Kombit.
Edhe në këtë përvjetor përfaqesuesit e mazhorancës sot në qeveri kanë bërë homazhe në vendin ku u vranë protestuesit nga plumbat. Familjarët të shoqëruar edhe nga deputetë të Partis Socialiste vendosën lule në nderim të Ziver Veizit, Alesk Nikajt, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedes.
9 vjet më parë opozita protestoi në Bulevardin Dëshmoret e Kombit duke kërkuar largimin e qeverisë. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë nisën vetëm pak minuta pas grumbullimit te mbeshtetesve te partise socialiste.
Protestuesit hodhën gurë e sende te forta ndërsa policia përdori gaz lotsjellës si dhe ujë me presion për te larguar turmën. Përplasja mes tyre vazhdoi për me shume se një ore ndersa forcat e gardes qëlluan edhe më arme.
Nga të shtënat humbën jetën 4 protestuesit por asnjeri prej tyre nuk ndodhej brenda perimetrit te sigurise te selise se qeverise. Socialsitët e vlerësuan ngjarjen e atëherëshme si krim shtetëror, ndërsa qeveria e asaj kohe si një grusht shteti.
Por edhe pse kane kaluar 9 vjet nga ngjarja e rende, familjaret e viktimave ende kerkojne drejtesi, ndërsa përsërisin cdo vit ritualin e homazheve para godinës së kryeministrisë.