90-vjetori i Janullatosit/ Samarxhi: Kryepeshkopi ringjalli ortodoksinë, e ngriti Kishën në nivel të simotrave europiane
Gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në rurbrikën “Opinion” në “News 24” foli për 90-vjetorin e Anastas Janullatosit.
Samarxhi u shpreh se kryepeshkopi në krye të kishës ringjalli ortodoksinë, ndërsa shtoi se ai ngriti kishën shqiptare në nivelin e kishave të simotrave europiane.
“Anastas do të thotë ngjallje. Vetë emri i kryepeshkopit ka një kuptim tepër të mirë. Në kohën që Anastas Janullatos ka ardhur në Shqipëri, vendi ishte i djegur, sepse feja nuk lejohej. Komunizmi ç’rrënjosi nga zemrat e njerëzve fenë. Anastasi ngriti nga varri Kishën. Anastasi ndezi dritën për Shqipërinë. Vendi ynë ishte shkatërruar më 1990 dhe gjithçka u ngrit si e re. Kryepeshkopi Anastas arriti që të ngrejë institucionin e kishës, Komunizmi e kishte varrosur Zotin dhe lufta më e madhe ishte të ngjallej Zoti.
Janë gjithë ata shtëpi të ndërtuara, Anastasi krijoi një kishës, bëri një punë të madhe dhe e ndihmoi perëndia. Është fat i madh që Anastasi ngriti kishën shqiptare në nivelin e kishave në shtetet rreth e rrotull nesh. Anastasi mori përsipër një mision të madh për besimtarët ortodoksë shqiptarë. Kryepeshkopi Anastas jo vetëm që kisha të ngrihet në nivel të simotrave europiane, por kisha të plotësohet me të gjitha anekset që ka një kishë, me shkolla etj. për të përgatitur breza e për të ngjallur dritën e besimit në shpirtrat e njerëzve. Anastasi “mburojë” për njerëzit në nevojë. Anastasi u përball me të gjithë ata që e përbaltën, por sërish ai ia doli, duke mbajtur përsipër kryqin, njësoj si Jezusi, duke shkatërruar çdo kritizer e do të ndriçonte kishën tonë në mbarë botën”, tha Samarxhi.
Ferdinand Samarxhi theksoi se Anastasi ka dhënë shembullin e mësimeve të Krishtit, kudo që ka shkuar, edhe në Afrikë, ku ai shpërndau mësimet e Jezusit. Samarxhi nënvizoi se Anastas Janullatos erdhi në Shqipëri si një dritë nga perëndia.