Galdini: Lëvizja e Re mbërrin edhe në Elbasan

Lëvizja e Re (LRE) ka nisur prej fillimit të këtij shtatori një fushatë këmbëngulëse të ngritjes së strukturave të saj në çdo qytet e Bashki të Shqipërisë. Kryetari i kësaj partie të re që tashmë njihet thjeshtësisht si LRE – Lëvizja e Re është pedagogu Arian Galdini.

Lëvizja e Re e Galdinit po synon që deri në fund të nëntorit të ngrejë strukturat e saj në të 61 Bashkitë e Shqipërisë.
LRE e nisi udhëtimin e saj nga Dibra në fillimin e muajit shtator dhe ia ka dalë mbanë të ngrejë strukturat në Korçë, Durrës, Berat, Fier, Lushnje, etj.

Së fundmi, Kryetari i LRE Arian Galdini ishte në qytetin e Elbasanit ku zhvilloi një takim më Ekipin Nismëtar të këtij qyteti.

Në këtë takim u prezantua edhe Kryetarja Nismëtare e LRE për Elbasanin znj. Elvira Xhyra.

Në takimin e Elbasanit, pedagogu dhe njëkohësisht Kryetari i LRE Arian Galdini u shpreh se:
“LRE – Lëvizja e Re është partia e zero para, zero media, zero përfitime.

Lëvizja e Re nuk është as parti e porositur, as e grazhduar nga Katovicarët e Nexhmijes dhe Ramizit.

Lëvizja e Re nuk është as partia e re e ish-të korruptuarve të partive të vjetra.

Lëvizja e Re nuk është as parti e Sorosit, as e Gylenit, as e Erdoganit dhe as e UDB, as e Nexhmijes, as e Grekëve, as e Ramizit, as e Francezëve, as e Saliut, as e Fatosit, as e Ilirit, as e Lulit dhe as e Monës, as e Sigurimit, as e Oligarkëve dhe as e Krimit..

Lëvizja e Re është partia e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe halleplotë.

Lëvizja e Re është partia e djathtë, opozitare me Edi Ramën, Rilindjen dhe të majtën në tërësi.

Lëvizja e Re është partia pro liri, pro demokraci, pro biznes, pro jetës, pro familjes, pro pronës, pro ish të përndjekurve politikë, pro shqiptarizmës, pro SHBA dhe pro Perëndimit.

Do tia dalim.”

SHKARKO APP