95-vjeçarja ka ditëlindjen, surpriza i vjen në kohë të Covid-19

Historia që na rrëfen Cnn është historia e një familjeje të madhe që këtë javë do të duhej të uronte gjyshen 95-vjeçare Kathleen Byrne për ditëlindjen e radhës. Në kushtet e izolimit, ato do të mund të festonin vetëm në distancë.

Familja e Byrne nga Nju Jork ka vendosur që gjyshen ta surprizojë nga oborri i saj, por duke kënduar dhe duke e uruar të duke respektuar distancat që kërkohen në këtë pandemie globale. ”Duhet të krijonim hapësirat që duhen në këtë kohë. Nuk mund ta përqafonim nga afër vajzën e ditëlindjes”.

Mbesa e Kathleen, Sara Byrne është vetëm një nga familjarët e gjyshes që është surprizuar nga fëmijët, nipërit dhe mbesat në oborrin e saj. Ata shfaqen të veshur me kapele festive, me fishekzjarrë ditëlindjesh dhe tullumbace në duar, ndërsa i këndojnë 95-vjeçares urimin e radhës.

Nëna 95-vjeçare duket e lumtur në videon e postuar. ”O, sa më pëlqen kjo surprizë. Ju dua të gjithëve shumë e më vjen keq që nuk jemi dot bashkë”. Kathleen Byrne ka 7 djem dhe 22 nipër e mbesa, të cilët po ashtu i kanë dhuruar edhe 29 stërnipa dhe stërmbesa të tjera, që këtë javë i treguan asaj se sa shumë e duan.

SHKARKO APP