A do të funksionojë strategjia ekonomike?

Doctors tend to a patient arriving on a wheelchair at the reception of the Emergency Room, set up in a tent, in a courtyard of the Henri Mondor Hospital in Creteil, near Paris, on March 30, 2020, on the fourteenth day of a lockdown aimed at curbing the spread of COVID-19 (novel coronavirus) in France. (Photo by BERTRAND GUAY / AFP) (Photo by BERTRAND GUAY/AFP via Getty Images)

Nga Jean Pisani-Ferry

Ndërsa kriza COVID-19 e ka sjellë Francën në ndalim të plotë, Insee, instituti i statistikave të Francës, parashikon rënie në aktivitetin ekonomik në krahasim me normalen në masën 35%. Ajo vlerëson se rënia e konsumit të familjeve është në përmasa të ngjashme.

Këto shifra nënkuptojnë që për çdo muaj shtesë mbylljeje, Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetor reduktohet me 3 për qind. Dhe situata në sektorë të caktuar është dukshëm më e keqe: prodhimi i biznesit është 40%, manifaktura ka rënë me 50% dhe sektori i shërbimeve është bllokuar totalisht.

Vlerësimet ex ante për Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë të ngjashme dhe, mbi të gjitha, shifrat korresponduese mund të jenë më të larta në ekonomitë që kanë sektor publik më të vogël.

Për shkak se edhe kompanitë më të forta mund të vriten nga një tronditje e këtyre përmasave brenda pak javësh, qeveritë kanë reaguar në mënyra shumë të ngjashme. Për të shmangur falimentet, ato po i japin likuiditet për mbijetesë për bizneset private në formën e garancive masive kreditore dhe shtyrje për më vonë të pagesës së taksave (taksa shumica e të cilave nujk do të mblidhen kurrë.) Për shembull, Gjermania po jep 400 miliardë euro garanci publike për t’u siguruar që bankat do të japin kredi të jashtëzakonshme për bizneset. Në tërësi, skemat për likuiditet fiskal për bizneset në eurozonë do të arrijnë përmasat e 13% të PBB-së.

Për më tepër, vendet europiane janë duke përdorur gjerësisht mekanizmat që përkohësisht transferojnë te qeveria pjesën më të madhe të faturës së pagave të kompanive që janë detyruar të ndalojnë apo ulin prodhimin. Punëtorët mbajnë në këtë mënyrë kontratat e tyre të punës nga njëra anë ndërsa nga ana tjetër, marrin edhe shumicën e pagës, ndërsa kompania merr mbështetje shtetërore për të mbuluar pothuajse të gjitha kostot. Ndryshe nga pushimet nga puna, të cilat acarojnë marrëdhënien mes një kompanie dhe forcës së saj punëtore, skema të tilla e bëjnë të mundshme të mbash punëtorët financiarisht mbi ujë deri sa kompania të rihapet për biznes. Rregullime të tilla, aty ky ato ekzistonin edhe më parë, në përgjithësi përdoreshin për të trajtuar kriza specifike për sektorë të caktuar. Tani, ato po zgjerohen në mënyrë masive.

Në mungesë të një sistemi të mbrojtjes shoqërore të ndërtuar që më parë, paketa amerikane e stimulit, e miratuar më 26 Mars, ka qëllime të ngjashme, por strukturë të ndryshme. Qeveria federale do të dërgojë çeqe te taksapaguesit me të ardhura të ulëta dhe të mesme, do të ofrojë grante për bizneset e vogla, me kushtin që këto të fundit të mbajnë punëtorët në punë, do të rrisë kohëzgjatjen e sigurimit për papunësi dhe do të zgjerojë personat që mund të përfitojnë nga ky sigurim. Programi dot ë paguajë 600 dollarë në javë për punëtorët e pushuar apo ato të nxjerrë në pushime të papaguara. Kjo është, në frymë, një paketë shumë Europiane. Por dallime të mprehja mbeten: nga 14 Marsi deri më 21 Mars, aplikimet për papunësi në SHBA u rritën në një sasi të paprecedentë, – nga 282 mijë në 3.28 milionë. Asnjë vend Europian nuk ka përjetuar një reagim kaq të papritur nga biznesi ndaj tronditjes.

Nëse strategjia do të jetë apo jo efikase, kjo është e vështirë të vlerësohet. Cilado qoftë përmasa e mburojës që po i ofrohet për t’u mbrojtur bizneseve dhe punëtorëve, shkatërrimi është i sigurt. Likuiditeti i ndihmon ato por nuk do të mund t’i shpëtojë nga kërcënimi për paaftësi pagese. Kolapsi në tregjet e aksioneve ka reduktuar vlerën e kolateraleve, duke i lënë borxhmarrësit më të dobët dhe duke vendosur në rrezik të madh investitorët që përdorin levë financiare. Bankat edhe një herë po shohin rritje të borxheve të këqija.

Për më tepër, shumë punëtorë me kontratë, punëtorë të përkohshëm dhe ata që hyjnë për herë të parë në tregun e punës janë lënë pa të ardhura ndërsa hidraulika burrokratike e skemave të reja të sigurimit nga papunësia është një makth nga pikëpamja operacionale. Kjo do të thotë se viktimat do të jenë të shumta. Por në përgjithësi, përqasja e ndjekur ndaj kësaj krize është ndoshta më e mira e mundshme.

A është kjo një strategji e qëndrueshme? Është e lehtë të bësh llogaritë fiskale. Duke supozuar se sektori i biznesit përbën 80% të ekonomisë dhe kjo bie me 40% ndërsa veprimet e qeverisë synojnë të mbulojnë 80% të humbjeve të krijuara në të ardhura, mbështetja buxhetore duhet të jetë e barabartë me 0.8×0.4×0.8=25% të prodhimit të para krizës, ose pak më shumë se sa 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor për çdo muaj. Tri muaj mbyllje e plotë ose e pjesshme e ekonomisë, e pasuar nga një rimëkëmbje e ngadaltë, mund të shtojë rreth 10% të PBB-së në deficitin buxhetor.

Ky është një numër me të vërtetë shumë i madh, por në kushtet aktuale, qeveritë mund t’ia lejojnë vetes të zhyten thellë në borxhe. Normat e interesit ishin në nivelet më të ulëta në histori para se të godiste kriza, për arsye që ishin më së shumti strukturore dhe për rrjedhojë do të mbeten të tilla. Për më tepër, bankat qendrore gjithkund po mbështesin qeveritë e tyre dhe do të shmangin një krizë zinxhir borxhesh. Në këto kushte, deficite të mëdha mund të tolerohen, së paku në terma afatshkurtër.

Por qëndrueshmëria ekonomike e strategjisë është më e dyshimtë. Ia vlen të mbash bizneset në serum mbijetese për disa javë, për shkak se nëse lejon të falimentojnë, humbjet nuk do të jenë vetëm për aksionerët dhe punëtorët, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Aftësitë specifike që kërkohen për çdo kompani, njohuritë e biznesit dhe kapitali i padukshëm do të humbet një herë e mirë. Kështu që qeveritë kanë të drejtë që nuk kanë hezituar. Por a do të jetë i njëjti konkluzion i vlefshëm pas gjashtë muajsh? Apo nëntë muajsh? Një kompani që ka qëndruar e fjetur për kaq shumë kohë ka gjasa do të jetë e mbingarkuar me borxh dhe mund të ketë humbur të gjithë vlerën e vet ekonomike. Duhet të pranohet se strategjia e konservimit është mbështetur në supozimin se kriza do të jetë relativisht e shkurtër. Dhe kjo është e drejtë tani për tani, por mund të nevojitet të përshtatet nëse situata ndryshon.

Problemi më i madh sot mund të jetë se si do të menaxhohet dalja nga mbyllja e popullsisë pasi kërcënimi ndaj shëndetit publik të jetë ndalur dhe politika ekonomike të ketë rimarrë rolin e vet qëndror. Disa kanë filluar të flasin për një plan stimuli, por oferta mund të mbetet goxha e kufizuar edhe për disa muaj të tjerë ndërsa kërkesa e familjeve për mallra dhe shërbime mund të jetë e konsiderueshme.

Siç ndodh zakonisht pas lufte, mungesat në furnizim ka gjasa do të shfaqen, së paku në disa sektorë. Dhe është shumë e vështirë të parashikosh nëse kërkesa e agreguar do të jetë e tepërt (për shkak të kursimeve të akulumuara nga konsumi i kufizuar gjatë karantinimit) ose në depresion (për shkak të frikës, humbjeve financiare, borxheve dhe kolapsit të tregtisë ndërkombëtare). Menaxhimi i ekonomisë do të jetë një akt balancimi shumë i vështirë, Siç e thotë një shprehje kineze, politikëbërësit do të kenë nevojë të kapërcejnë lumin me hapa jashtëzakonisht të ngadaltë”./ Project Syndicate.

SHKARKO APP