A do të merrni para nëse ju kruhet dora e djathtë? Ja si qëndron e vërteta

Ekziston një shumëllojshmëri e bestytnive në jetën tonë të përditshme. Ka nga ata që besojnë, ose nga ata që nuk u japin shumë rëndësi dhe që i konsiderojnë si diçka të palogjikshme dhe madje absurde. Një nga më të zakonshmet dhe që lidhet drejtpërdrejt me trupin e njeriut dhe është kruajtja e duarve. Besimi popullor tregon se thjeshtë, duke pasur një kruajtje dore do të ketë para shtesë.

Legjenda thotë se kur një personi i kruhet dora e djathtë, shpejt do të kenë lajme lidhur me marrjen e disa parave, ose diçka të mirë në lidhje me ekonominë. Njerëz të tjerë ia atribuojnë këtë faktit si ardhjen e një pune të re ose një projekti që do të dalë në dritë me rezultate optimale.

Nga ana tjetër, nëse kruarja ndodh në dorën e djathtë, kjo ndodh sepse do të keni një shpenzim shumë të madh, ose një pagesë që duhet të bëni e po i afroheni. Por si është e vërteta? Megjithëse besimet mund të jenë të ndryshme, shkenca ia atribuon këtë faktit që ndodh një çlirim i histaminës dhe është reagim kimik i trupit ndaj disa agjentëve të dëmshëm.

Pra, nëse ju kruhet dora e djathtë, nuk do merrni… dhe nëse ju kruhet dora e majtë, mos u shqetësoni se nuk do jepni.

SHKARKO APP