A do të shiten VIP-Vaksinat speciale të personalizuara për Covid-19?
A do të shiten VIP-Vaksinat speciale të personalizuara për Covid-19 ishte tema e kësaj të enjteje në Ju flet Moska nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Sipas logjikës së tregut duhet të ketë disa lloj vaksinash, sepse momentalisht kemi një vaksinë për të gjithë. Trupi në marrëdhënie me vaksinën nuk vepron njëlloj sepse ka të dhëna të ndryshme të gjakut. Imuniteti ka në bazë dy pjesë, kundër-trupat dhe kundër gjenet. Anti-trupat janë proteina që zbulojnë dhe godasin trupat e huaj që futen në organizëm. Ndërsa antigjenet gjanë molekula që shkaktojnë një përgjigje imunitare.
Varet edhe shumë nga rezusi i gjakut. Rezusi është një copëz e trashëguar nga prindërit. Antigjenet e rezusit A dhe rezusi që është proteinë bashkëpunojnë. Përgjigja ndaj virusit nuk është e njëjtë pra. Këto janë si vaksina firmato, ku të merren të dhënat gjenetike dhe ndërtohet një vaksinë me të dhënat personale. Sigurisht që kjo vaksinë do të shitet më shtrenjtë. Ekziston një treg dhe një frikë shumë e madhe, prandaj në kapitalizëm vjen edhe oferta.
E personalizuara sigurisht mund të kushtojë edhe 1 milionë dollarë. Kërkesa krijon realitetin e vet në treg. Kjo është mënyra se si funksionon tregu në kapitalizëm. Rama bëri një vaksinë në TV, por me siguri ai, Erion Veliaj, ministrat dhe oligarkët kanë porositur vaksinat e specializuara.