A do të shkojë Rama nesër në SHBA për t’iu mësuar hebrejve si votohet kundër Izraelit?

Nga Gentian Gaba
Nesër, Kryeministri i Shqipërisë do të jetë një nga folësit në Konferencën vjetore të Komiteti të Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite, që mbahet në Uashington D.C.
AIPAC, akronimi në anglisht, nuk është thjeshtë një nga grupet lobuese më të fuqishme në Amerikë, por konsiderohet si avokati i politikave pro izraelite në Kongresin dhe Ekzekutivin e Shteteve të Bashkuara.
Në këtë konferencë, mijëra delegatë nga të gjitha shtetet marrin pjesë për të dëgjuar diskutimet mbi rrugët e fuqizimit të aleancës SHBA-Izrael dhe shtetit të Izraelit. Ndër folësit, të cilët janë më shumë se dyqind dhe nga fusha të ndryshme, do të jenë edhe gura politike si zëvendës-presidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman; ambasadorja e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, si dhe shumë gura të njohura nga Senati dhe Kongresi.
Pas këtij prezantimi të eventit, disa pikëpyetje lindin natyrshëm mbi arsyet që do të bëjnë që Rama të heqë yllin me pesë cepa, që ka zakon të mbajë në atdhe, për të vendosur yllin me gjashtë cepa të Davidit.
Pse Kryeministri ynë, qeveria e të cilit dha një votë pro Jemenit e Turqisë, kundër Izraelit dhe SHBA-ve në OKB, duhet të ftohet në një festë të semitizmit?
Pse Mike Pence duhet të ndajë të njëjtën foltore me atë që konsideronte ardhjen e Trump në pushtet, pra edhe të tij, një rrezik për botën?
Pse një kryeministër i majtë, pra i regjur në mitin e Palestinës, ftohet në folenë e së djathtës pro izraelite të dominuar nga Republikanët dhe të inuencuar nga Likudi?
Nëse “ftesa” e AIPAC do të ishte gjenuine, mos ndoshta do duhej t’i drejtohej Presidentit të Republikës, institucionalisht i përshtatshëm për të përfaqësuar unitetin e popullit duke qenë Kryetar i Shtetit?
Kasnecët mediatik të mazhorancës, që janë përherë të gatshëm për të treguar këndin mavi të ngjarjeve, nisën të thonë se përmes kësaj lëvizje Uashingtoni, ashtu si Izraeli, konrmojnë edhe një herë se kanë besim tek qeveria shqiptare dhe se vota e Shqipërisë kundër në OKB për Jeruzalemin nuk ka ndikuar aspak në marrëdhëniet mes vendeve respektive.
Sigurisht marrëdhëniet midis popullit shqiptar dhe atij të Izraelit shtrihen në kohë, dhe janë çimentuar nga vlerat e mikpritjes që kemi treguar në momentet më të vështira për ‘bijtë e Abrahamit’. Po ashtu edhe marrëdhënia jonë me “Dajën Sam” mund të lëkundet në periudha të ndryshme, por kurrë nuk do të dalë nga respekti wilsonian, që tashmë është shekullor.
Megjithjatë, trajtimi që disa media, dhe Rama vetë, po i bëjnë kësaj “ftese”, dëshmon se nga ana e mazhorancës ka një rrekje të pa justikuar, për të rrëfyer një “romancë” me Uashingtonin dhe Tel Avivin. Mesa duket ishte një brengë morale që kërkonte të shkarkohej prej kohësh. Nxitimi për të transformuar një takim lobistësh, në të cilën pjesëmarrësit paguajnë ftesat e tyre sa “frëngu pulën”, në një event ndërkombëtar që mund të krijojë efekte pozitive për marrëdhëniet midis tre shteteve, më shumë se aktet politke me relevancë juridike, si votimi në OKB, nxjerr në pah qëllimet e vërteta të kësaj vizite. “Ftesa”, po valëvitet për të bërtitur anembanë vatanit: “Shikoni, më ftuan, nuk ka ndodhur gjë, jemi miq si më parë”.
Pak rëndësi ka se një nga pikat e diskutimit të Konferencës do të jetë “Sulmi ndaj Izraelit në Organizatat Ndërkombëtare”, që i referohet miratimeve të rezolutave në OKB; në të cilat ne bënim pjesë në ‘këmbësorinë’ që iu sul ‘mureve të Jeruzalemit’.
Oportunizmim dhe dyfytyrësnë do ta shijojmë ne që jemi mësuar me mashtrimet “sy më sy”; organizatorëve të Konferencës iu mjafton një transfertë bankare nga ai që kërkon të blejë një mikrofon dhe karrige midis folësve.
Ata që tashmë janë të stërvitur me lobimin e partive shqiptare matanë Atlantikut (mjafton të kujtoni fotogratë Rama-Obama, Basha-Trump), “ftesa” e siguruar nga Kryeministri, nuk është një “ndreqje” e marrëdhënieve me këto shtete, por thjesht një gjest marketingu, një akt propagande për konsum të brendshëm.
Kjo “ftesë” e blerë, do t’iu shitet konsumatorëve të bananeve këndej Atlantikut si një tore ndërkombëtare. Pak rëndësi ka origjina e parave që kanë ndërmjetësuar “ftesën”, sepse tepsia është gjithmonë plot për kësisoj shpenzimesh. Ajo që do të ketë rëndësi ditën e nesërme, është mënyra sesi një fotogra me Mike Pence, faqet e të cilit do të kenë ende mbi to pështymën e puthjeve të Ramës, do të na tundet përpara si sukses i kësaj fushate në tokë yankee.
Për ata që shohin në mënyrë dyshuese këto aventura ndërkombëtare, beteja për vëmendje ditën e nesërme do t’ju duket një spektakël qesharak; por mos të harrojnë se mund të shkonte edhe më keq.
Nëse zonja Clinton, atë nëntor të vitit 2016, do të bënte detyrën e saj ndaj Trumpit, sipas pritshmërive të atyre që këshilluan Ramën t’iu iste amerikanëve si “socialistja e Beratit”; Kryeministri do t’ia kursente vetes këtë vizitë të shtrenjtë për t’iu mësuar hebrenjve sesi votohet kundër Izraelit. Me një “shoqe” në Shtëpinë e Bardhë shumë gjëra do të ishin ndryshe, por sigurisht jo për Shqipërinë.

SHKARKO APP