A duhet falur një tradhëti nën efektet e alkoolit sipas psikologëve?

Sa i përgjegjshëm është dikush i dehur? A është i aftë të arsyetojë, të logjikojë apo të marrë vendime për të cilat nuk do të pendohet më vonë? A duhet marrë seriozisht një flirt, një tradhëti e ndodhur në të tilla kushte? Sipas psikologëve përgjigjiet e njerëzve ndikohen nga eksperiencat personale dhe nëse një individ ka përjetuar një episode të pakëndshëm (jo domosdoshmërisht tradhëti) gjatë kohës kur ka qenë nën efektin e alkoolit , priret t’i justifikojë këto veprime, e deri diku me të drejtë.

Megjithatë sociologët të nxitur nga sjelljet e njerëzve në të tilla raste kanë kryer jo pak studime dhe përfundimet mund të jenë surprizuese ! Më shumë se një e katërta e grave (26 përqind) dhe pothuajse një e treta (32 përqind) e meshkujve mendojnë se askush nuk duhet fajësuar për tradhëtitë nën efektin e alkoolit. Personi nuk duhet t’i rëndojë pesha e fajita apo e përgjegjësisë.

Koncepti i tradhëtisë është relative dhe secili duket se ka kufijtë e vet kur është bëhet fjalë për besnikërinë në çift, por psikologët u dalin në “mbrojtje” njerëzve që dalin nga vetja kur janë të pirë. Aftësia e tyre vendimarrëse nuk është e njëjtë kur një person nuk është nën efektin e alkoolit , por sërisht mbetet për t’u diskutuar se deri në ç’pikë mund të quhet një person “esëll” dhe i dehur!
Megjithatë sipas studimeve 40 deri në 60% e njerëzve do e tradhëtojnë të paktën një herë partnetin ndaj ndoshta ky është rasti për t’u falur! (sepse në kushte të tjera besohet se një individ gëzon logjike të shëndoshë pa vendos tè shkoje me tjetrin/en ne shtrat)

SHKARKO APP