A ishte Nexhmije Hoxha bashkëdiktatore me Enver Hoxhën?
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka folur për rolin e Nexhmije Hoxhës tek Enver Hoxha. Sipas Myftarajt, Nexhmija nuk ishte bashkëditatore me Enverin, ashtu siç duan ta quajnë në përgjithësi.
Kastriot Myftaraj: Kur shikojmë marrëdhëniet e Enverit me Nexhmijen sado përpiqen të tregojnë momente romantike, duke udhëtuar natën me biçikletë, ose kjo e veshur si një sinjorinë duke udhëtuar ilegalisht për në Elbasan. Por po ta shikosh në kohën e luftës dhe më vonë nuk tregojnë dot një dashuri.
Është Nexhmija ajo që shkruan shumë për të vërtetuar që kishte dashuri mes tyre. Ndërsa Enver Hoxha në kujtimet e veta flet për takimet që ka pasur me udhëheqësit komuniste dhe për gratë e tyre herë me simpati dhe herë jo. Por çuditërisht nuk përpiqet ta thotë një gjë të tillë për Nexhmijen.
Nexhmija nuk mund të quhet si një bashkëdikatore, siç duan ta quajnë ata që duan të lehtësojnë Enver Hoxhën. Miti i Nexhmijes si bashkëdiktatore kërkon ta pastrojë Enver Hoxhën nga shumë ato krime që ka bërë, duan tja ngarkojnë Nexhmijes. Madje këtu ka edhe pak racizëm krahinor. Vajza e keqe nga veriu që e manipulon djalin e mirë nga jugu.