A janë të sigurt ashensorët? Llupo: Problem instalimi, kryeni verifikimin fillestar e atë periodik

Inspektoratit Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një proces verifikimi për ashensorët, duke u fokusuar te importuesit e këtyre pajisjeve dhe ndërtuesit.

Në një intervistë dhënë për TV SCAN, drejtori i Mbikëqyrjes së Produkteve, pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Julian Llupo thotë se aktualisht problem përbën instalimi i pajisjeve sipas standardeve. Për këtë arsye, Llupo thekson domosdoshmërinë e kryerjes së verifikimit fillestar dhe atij periodik të këtyre pajisjeve, si e vetmja formë që garanton siguri.

Duhet patjetër që për sigurinë e tyre në radhë të parë dhe gjithashtu për efekt të zbatimit të ligjit ata duhet të kryejnë këtë proces.

Pra, të bëjnë verifikimin fillestar nga një trupë e autorizuar dhe më pas verifikime periodike të ashensorëve çka është e dosmodoshmë për sigurinë e tyre dhe për zbatimin e ligjit” shprehet Llupo.

Sipas Llupos, inspektorati nuk synon vendosjen e gjobave, por këshillimin me qëllim sjelljen në ligjshmëri të ashensorëve.

Nga kontrollet që ne kemi bërë dhe me ndërtuesit, nuk është se ka rezultuar se jemi para shkeljeve për masa administrative.

Sa i përket administratorëve të pallateve, ose aty ku nuk ka administratorë, banorëve, nuk mund të shkojmë drejt një procesi penalizues por një procesi sjellje në ligjshmëri të këtyre instalimeve” shprehet Llupo

Ndërkaq, paralelisht me kontrollet, po punohet për ngritjen e një regjistri, i cili përfshin regjistrimin pranë inspektoratit të të gjithë ashensorëve në rang vendi, i cili do të përmbajë të gjithë dosjet teknike të tyre. /SCAN

YouTube player

SHKARKO APP