A jeni dakord për ashpërsimin e masës administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit? Lleshaj: 80% janë për PO

Ministria e Brendshme ka bërë publik planin për marrjen e disa masave për rritjen e sigurisë rrugore. Në listën e masave janë edhe ashpërsimi i gjobave dhe ndëshkimeve të tjera për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në një postim në rrjetet sociale, ministria e Brendshme ka hapur një sondazh me pyetjen “A jeni dakord për ashpërsimin e masës administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit?”.

Dhe rezultatet e këtij sondazhi, sipas ministrit të Brendshëm, janë 80 % në favor të ashpërsimit të masës administrative për përdorimin e celularit.

Reagim inkurajues i qytetarëve ndaj reformave të pritshme në fushën e sigurisë rrugore. Mbi 10 mijë qytetarë u përgjigjën në harkun e 21 orëve dhe rreth 80% e tyre i përgjigjen pozitivisht pyetjes së parë, për ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit” shkruan ministri Lleshaj në rrjetet sociale.

Përdorimi i celularit gjaët drejtimit të automjetit konsiderohet si një nga burimet kryesore të aksidenteve. Ndaj në propozimet e bëra sëfundmi, penaliteti administrativ parashikohet të rritet5 deri në 10 herë ndërsa për përsëritësit përfshin edhe heqjen e patentës.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm paralajmëron se do të bëhen edhe sondazhe të tjera dhe një ekip i posaçëm do të mbajë shënim përgjigjet dhe komentet në mënyrë që më pas, deri në fund të muajit shkurt të marrë trajtë të plotë paketa e reformave të sigurisë rrugore.

SHKARKO APP