A mund të blihet liria e tjetrit?

Po për këtë lloj skllavërie kush vallë e ka fajin? Shtetet dhe qeveritë e tyre i trumbetojnë si sukses investimet e huaja dhe nga një anë nuk kanë faj. Shpëtimi prej varfërisë në ditët e sotme pritet vetëm prej hapjes së vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht prej kapitalit të huaj…

Nga Gëzim Hoxha

A mund të blihet liria e tjetrit? Gjithësecili prej neshpara dy ditësh do të thoshte JO. Liria e çdo njërit prej nesh është e sanksionuarme ligj. Në çdo kushtetutë gjen të paktën një nen ku thuhet se liria e njeriut garantohet me ligj, madje aty do të mund të gjesh edhe të drejtat e tij që lidhen më së shumti me lirinë politike të tij si individ. Juristët ose të tjerë njerëz që i njohin ligjet mund të dërdëllisin me orë të tëra për sanksionimin e lirisë së individit dhe të drejtave të tyre.

Këto të gjitha janë të shkruara shumë bukur nëpër ligje e kushtetuta vendesh demokratike a jo. Zbatimi? Zbatimin e tyre e pamë nga videoja që u transmetua nga CNN, para dy ditësh. Të gjithë e pamë atë video që të rrënqethte mishin. Në një kamp refugjatësh organizohej një ankand ku shiteshin e bliheshin djem të rinj e të fuqishëm për punë në bujqësi. – kështu raportonte CNN-i. liria e tyre vlente vetëm 400 euro. Sa qesharake! Lirisë!, i paskan vendosur një çmim.

Raporti vërteton një deklaratë të mëparshme të lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) në prill të këtij viti. Deklarata e IOM-it thoshte se “stafi i IOM-it në Nigeri dhe Libi dokumentonte ngjarje tronditëse në rrugët e emigrantëve të Afrikës së Veriut, të cilat ata i përshkruanin si” tregje skllevërish “duke torturuar qindra burra të rinj afrikanë duke shkuar për nëLibi”.

Duke mbartur kamera të fshehura, gazetarët e CNN në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, zbuluan se rreth “një dyzinë njerëzish” u shitën me anknad “në hapësirën e gjashtë apo shtatë minutave”.

Një nga tregtarët, i maskuar duke mbajtur një burrë për dore, tha: “A ka nevojë dikush për një gërmues? Ky është një gërmues, një njeri i madh e i fortë, ai do të gërmoj. Sa ofroni për të, sa, kush më thotë? “

Blerësit ngritën duart ndërsa çmimi u rrit, “500, 550, 600, 650 ….” Brenda pak minutash gjithçka mbaroi dhe burrat, që tërësisht dorëhiqen nga fatet e tyre, u dorëzohen mjeshtrave të tyre të rinj, “shton CNN.

Ndërsa goditja ndaj kontrabandistëve vazhdon, bëhet më e vështirë për ata që t’i transferojnë emigrantët në Evropë, duke i lënë me mijëra prej tyre në mëshirën e fatit dhe që përfundimisht bëhen skllevër.

Viktori, 21 vjeç, një nga emigrantët në kampet e burgimit, i cili u largua nga shteti i tij në shtetin Edo, Nigeri, shpenzoi më shumë se N1 milion dhe 16 muaj duke u përpjekur për të arritur në Evropë, por ai tha se ishte shitur në një ankand sklevërish.

Ai mund të arrinte vetëm në Libi, – kështu tha ai, – duke shtuar se ai dhe emigrantët e tjerë ishin të privuar nga ushqimi, dhe tëkeqtrajtuar nga rrëmbyesit e tyre.

“Nëse ju shikoni shumicën e njerëzve këtu, nëse kontrolloni trupat e tyre, ju do tëshihni shenja. Ata rrihen dhe gjymtohen, “tha ai.

Kur paratë e tij mbaruan, kontrabandistët e tij e shitën atë si një punëtor ditor, duke thënë se fitimi i nxjerë nga ky transaksion do të shërbente për të reduktuar borxhin e tij. Po kjo nuk ndodhi, dhe pasi u detyrua të punonte për javë të tëra, Viktorit iu tha se paratë që u përfituan nga shitja e tij nuk ishin të mjaftueshme. Ai iu kthye kontrabandistëve të tij, të cilët më pas ia shitën më shumë blerësve.

Kontrabandistët, tha ai, gjithashtu kërkuan para nga familja e tij në Nigeri, para se ta lëshonin atë. “Nëna ime shkoi në disa fshatra, duke huazuar para nga korrierë të ndryshëm për të shpëtuar jetën time”, tha Viktori.

Të gjithë mund të thonë:“Faji ështëi kontrabandistëve!”, ka që mund të thonë se fajin e ka shteti Libian i cili nuk po mundet të luftojë si duhet kontrabandën dhe këtë tregti kaq të pisët që i shndërron njerëzit në skllevër njëlloj si në rendin e vjetër skllavopronar. Por të thuash këto që sapo u shkruajt më sipër nuk ke thënë asgjë. E si përherë faji mbetet jetim.

Kjo është forma më e pastër e skllavërisë që të kthen prapa në kohë. Kjo ndodh me emigrantët sepse ata janë të pambrojtur dhe viktimizimi i tyre mund të trajtohet më lehtë. Po si i bëhet një lloj tjetër skllavërie, asaj moderne, asaj që fshihet nën petkun e investimeve të huaja apo nën petkun e hapjes së vendeve të reja të punës.

Tv KLAN në faqen e tij zyrtare ka publikuar një shkrim me titull “Skllevërit modern në Ballkan”. Shkrimi i bën jehonë kushteve të këqia të punës në të cilat punojnë rrobaqepsëet e firmave më të dëgjuara të modës të cilat i prodhojnë shumë lirë tekstilet e tyre në Ballkan dhe në Evropën Lindore. Punëtoret e kësaj industrie trajtohen si skllevër, ato duhet të durojnë kushte të papërshtatshme pune, në të cilat prodhohen market më të njohura të modës së fundit të cilat shiten në tregun e Evropës Perëndimore, si dhe arrogancën e drejtuesve. Në këtë industri sundon atmosfera e frikës për humbjen e vendit të punës, shpesh ditët e pushimeve nuk ofrohen të plota e madje edhe në tualet të kufizojnë për të shkuar. Puna shtesë nuk pagohet dhe rrogat janë nën minimumin jetik. Kështu, nëse në Serbi ai është në shifrën e 278 eurove, punëtoret e teksilit marrin vetëm 202 euro, ndërsa ato që punojnë në industrinë e këpucëve 227 euro.

Por Serbia nuk bën përjashtim. Janë firmat më të njohura të modës si: BENETON, ESPRIT, GEOX, VERO MODA apo edhe ARMANI të cilat i kanë transferuar atelietë e tyre në Evropën lindore për shkak të kostos së ulët të krahut të punës. E njëjta gjë ndodh edhe me Sllovakinë dhe me Ukrahinën, ku pagat e marra nga ky sektor variojnë nga 89 në Ukrahinë e deri në374 euro në Sllovaki, në një kohë që pagat që do të mjaftonin për një jetesë minimale janë rreth 4 herë më të larta.

Po për këtë lloj skllavërie kush vallë e ka fajin? Shtetet dhe qeveritë e tyre i trumbetojnë si sukses investimet e huaja dhe nga një anë nuk kanë faj. Shpëtimi prej varfërisë në ditët e sotme pritet vetëm prej hapjes së vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht prej kapitalit të huaj. Ato mbyllin sytë dhe nuk pyesin dhe aq për kushtet e punës dhe dinjitetin e nëpërkëmbur njerëzor, në luftën politike dhe betejat për karrige dinjiteti nuk ngre peshë. Ai është thjesht një atribut i pavlerë.

Qeveritë kujdesen vetëm për rritjen ekonomike, për disa mijëra vende të reja pune që shiten si arritje të padiskutueshme dhe as që e vrasin mendjen për koston e vërtetë që shoqëron këtë rritje ekonomike. Kostoja e vërtetë e kësaj rritje ekonomike aq të vlefshme për tregun politik të çdo vendi është SKLLAVËRIA.

E pra kush e rilindi skllavërinë? Unë do thoja vetë LIRIA.Liria e polli dhe e risolli atë përsëri në jetë. Dëshira për të qenë i lirë, jo politikisht por ekonomikisht, e risolli dhe e rilindi skllavërinë. Të gjithë, duke nga peshqit e mëdhenj, ashtu siç i quajti edhe ambasadori amerikan e me radhë, duke vazhduar me investitorët e deri tek kontrabandistët e kanë ushqyer veten me dëshirën më të madhe që një njeri mund të ketë, dëshirën për të qenë i pasur dhe në të njëjtën kohë për të gëzuar atë liri që pakkush e gëzon, LIRINË EKONOMIKE.

Ja pra se ku është katandisur njerëzimi në një treg tëstërmadh ku me ca bankënota (para) TI mund të blesh çdo gjë.

 

SHKARKO APP