A mund të kryejmë marrëdhënie intime gjatë krizës së koronavirusit?

Koronavirusi ka infektuar shumë njerëz nga mbarë bota duke shënuar mbi 4 mijë viktima. Por, një pyetje që padyshim ka kaluar në mendjen e pothuajse të gjithëve është: A mund të merret Koronavirusi nga marrëdhënia?

Sipas medias britanike express.co.uk, e cila citon Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve mësohet se virusi përhapet kryesisht nga një njeri në tjetrin, sidomos kur janë në kontakt të ngushtë, por ende nuk ka prova që Covid-19 të përhapet nëpërmjet lëngjeve trupore.

Virusi përhapet me spërkla, kur një person i infektuar kollitet ose teshtit. Virusi është i pranishëm në pikat e frymëmarrjes, prandaj shumë vende si Franca kanë dekujaruar njerëzit të puthen në faqe.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar dhe mediat italiane. Shumë ekspertë e këshillojnë raportin intim, pasi rrit imunitetin. Megjithatë, në të tilla raste marrëdhëniet seksuale duhen kryer me partnerin në shtëpi dhe kurrsesi me partnerë të rastësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?