A po e çon Edi Rama vendin drejt konfliktit civil?

Dr. Florjana Zhuba-

Nuk kërkohet shumë fantazi për të imagjinuar datën 30 qershor 2019, nëse zgjedhjet kryhen pa opozitën. Imagjinoni pak forcat e rendit të shpërndara në 5,362 qendrat e votimit, vetëm me dy punonjës policie për secilën, pasi nga 10 958 punonjës qëka në total policia e shtetit edhe raporti dy ofocerë policie për qendër votimi do ishte një luks, duke shtuar këtu edhe VNV-të, KZAZ-të, KQZ-në etj. Sipas orarit zyrtar nis procesi i votimit;disa qytetarë të lidhur me pushtetin mund të zgjedhin të votojnëe të tjerë që duan ta demaskojnë atë farsë prishin qendrat e votimit, dhe ja nis një grindje e vogël, xhama që thyhen, konflikte më të rënda, arrestime, incidente me armë të ftohta dhe të nxehta, në fund, tragjikisht viktima. Konflikt civil. Kaos.

Por, duke e imagjinuar më së miri këtë skenar të mundshëm shtojmë edhe një faktor tjetër, ushtrinë. Qeveria, për të siguruar fitoren pa kundërshtar, angazhon ushtrinë për ruajtjen e procesit të votimit. Përfundimi: Shqipëria në gjendje lufte. Fotot shpërndahen anëembanë botës me ushtarë dhe forca speciale nëambientet e jashtme dhe të brendshme të qendrave të votimit. Lajmet qendrore botërore: Vendi që aspiron për BE, sot nëgjendje lufte. Shqipëria një shekull kthim pas.

Dhe vjen e nesërmja. Pas shpalljes së rezultatit në mënyrëtë shpejtë dhe kohë rekord, një ditë më pas, stafi i ri do shkojë tëpunësohet menjëherë tek bashkitë e drejtuara nga PD apo LSI. Disa frymë të uritura që duan të largojnë punonjësit aktualë tëcilët kanë edhe ata frymë të uritura për të ushqyer në shtëpi. Dhe me qindra raste dhune dhe konfliktesh nisin e përhapen nëmbarë vendin. Dhe përfundimi: konflikt civil, dhe siç ndodhi nëvitin e zi 1997, luftë civile.

Dhe teksa shqiptarët përplasen me shqiptarët, një vëzhguesi huaj do të pyesë, cila është arsyeja e kësaj katrahure?

Dhe në fakt, cila është arsyeja që Shqipëria është në prag tëkëtij skenari? Me thembrën e saj në skaj të greminës? Përgjigja është e thjeshtë: sepse kryeministri Rama nuk ka as edhe integritetin më të vogël politik dhe njerëzor të largohet qoftëedhe provizorisht nga karrigia e tij, duke na treguar se nuk ka as edhe dashurinë më të vogël për Shqipërinë tonë, e madje as keqardhjen më të vogël se ky vend po shkon drejtë një pike pa kthim.

Nëse zhvishemi nga emocionet dhe përkatësitë partiake dhe i shohim gjërat me kthjellësi mendimi, do kuptojmë se kryeministri i vendit është origjina e krizës por njëkohësisht edhe vetë zgjidhja e saj. Fajet e tij janë të panumërta, qofshin ato të vetëdijshme siç ishte skenari i zgjedhjeve të pjesshme tëDibrës e cila u vu e gjitha në zbatim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kanabizimin e vendit, ashtu edhe për paaftësinë për të bërë hapa konkretë progresi për integrimin evropian të vendit. Ndaj për shkak të këtyre fajeve vendi gjendet në prag tëkonfliktit civil. Rama e krijoi këtë konflikt duke u ngjeshur mëshumë sesa duhej në karrigen e kryeministrit, por është po ai qëmund ta zgjidhë duke u ngritur nga ajo karrige e duke lejuar krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërkohë që dje festuam ditën e 5 majit, heronjve të atdheut, të cilët dhanë jetën për këtë vend, ky njeri që jo vetëm nuk do luftonte kurrë në llogore por po e çon vendin në luftë me vetëdije, nuk bën as sakrificën më tëvogël për të mirën e vendit dhe tre milionë shqiptarëve.

Shqipëria po shkon drejt konfliktit civil vetëm prej konfliktit të brendshëm që ka kryeministri ynë. Treguesi më i mirë ishte para pak ditësh ku në samitin e Berlinit, pas 100 vitesh Serbia dhe Kosova ranë dakord për një pikë: që Rama i gënjeu të dyja palët.

Tragjikisht, dyert e Evropës do mbyllen sërish për Shqipërinë, madje me ndërhyrjet e Ramës dhe qeverisë së tij pobëhen pengesë edhe për Kosovën. Dikur Rama ëndërronte tëbëhej lider i Ballkanit tashmë ka përfunduar vetëm një kuzhinjer i kazanit. Duke trazuar ujra të pastra e duke i shndërruar ato nëtë turbullta e të errëta, duke patur frikë e makthe të ndezë dritën e procesit të zgjedhjeve, duke u terrorizuar nga rezultati i zgjedhjeve transparente pa njolla krimi. Gabimi më i madh qëshqiptarët kanë bërë gjatë këtyre viteve është se e morën Ramën shumë seriozisht. Shqiptarët kanë logjikë të kthjellët ndërsa mesa duket kryeministri i tyre jo. Neroni dogji Romën dhe fajësoi të krishterët. Rama po djeg Shqipërinë duke fajësuar opozitën. Por, edhe këtij paralelizmi ai i druhet, jo për faktin e djegies së vendit, por sepse, nga i akuzuar krishtërimi u bëbesimi zyrtar i perandorisë, dhe opozita mund të bëhet mazhoranca e qeverisë.

Por nëse ky shembull është i largët në histori, le të marrim rastin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili plot integritet politik dhe njerëzor deklaroi se do jepte dorëheqje nëse në Berlin nuk konfirmohej hapja e negociatave për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.Kjo ishte deklaratë e një burri shteti. Të jesh burrë shteti nuk kërkon fjalë të bukura, as fjalime një orëshe, as justifikime dhe propaganda, por një akt. Një akt të vetëm dorëzimi dhe jo përfitimi. Një akt që ndryshon një vend, që ndryshon tëardhmen. Për të ecur përpara ka raste që një shtetari i duhet tëbëjë një hap pas, ky është shansi për Edi Ramën, të bëjë një hap pas në mënyrë që vendit t’i kursehet e ardhmja.

Kryeministri ynë, pavarësisht se si e sheh veten në pasqyrë, si një luan apo si mace, deri më sot nuk ka bërë as edhe një akt të vetëm shtetarie. Sot është momenti ta bëjë atë dhe të shpëtojëvendin nga konflikti civil, nga gremina drejt së cilës ështëdrejtuar, apo rikthimi i atij vitit të tmerrshëm që asnjë shqiptar nuk dëshiron ta zerë me gojë.

Tashmë dihet shkalla e lartë e paranojës brenda kokës sëkryeministrit tonë. Dihet përse ai zgjedh më shumë ministre dhe drejtoresha femra, pasi asnjë femër nuk ka bërë kurrë grusht shteti në të gjithë historinë e botës, ndaj për të vrarë frikën e tij të komplotit të brendshëm le të vendosë një kryeministre femër në krye të qeverisë tranzitore dhe të shpëtojë vendin nga kriza politike, dhe për rrjedhojë ekonomike dhe sociale në të cilën gjendemi.

Politika është luftë pa gjakderdhje. Ndërsa lufta ështëpolitikë me gjakderdhje. Sot vendi gjendet në pikën më kritike politike të njëzetë viteve të fundit. Le të shpresojmë qëkryeministri i vendit për herë të parë në karrierën e tij të guxojëdhe të ndërmarrë një akt të vërtetë politik i cili shërben për tëfrenuar rrokullimin e vendit drejt greminës.

Historia na mëson se sa herë që ka patur përplasje midis njerëzve në rrugë dhe qeverisë, kjo e fundit ka përfunduar gjithnjë e humbur. Ndaj sot është dita nëse Edi Rama do zgjedhëtë bëjë një akt shpëtimi apo tradhëtie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, t’i lejojë të ëndërrojnë për një të ardhme evropiane apo t’i çojë drejt një shtegu të ngushtë e të vrasin njëri-tjetrin.     

SHKARKO APP