A thua, virusi e respekton vendimin e Londrës 1913 për kufijtë e Shqipërisë!
Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora, këtë të mërkurë trajtoi temën se a e do e respektojë virusi vendimin e Londrës 1913 për kufijtë e Shqipërisë! Këtë çështje gazetari Myftaraj e lidhi me vizitën sipas tij enigmatike të Hashim Thaçit në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, dhe marrjen e Behgjet Pacollit në automjetin e tij zyrtar për të kaluar kufirin.
Sipas tij kjo mund të jetë 100% e vërtetë.
Kastriot Myftaraj: ”Një nga temat më të diskutuara këto dy ditët e fundit në Kosovë është ajo që ka të bëjë me një vizitë enigmatike të presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri. Një vizitë të shkurtër pothuajse vetëm sa kapërceu vendkalimin kufitar midis Kosovës dhe Shqipërisë, në vijën Vermicë-Morinë dhe u rikthye përsëri.
Dyshimet janë se për të marrë kryetarin e një partie aleate ose me të cilën kërkon të krijojë qeverinë, zotin Behgjet Pacolli, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë dy ditë më parë me avion. Ose më saktë, iu kundërshtua kërkesa e tij që të mos hynte në karantinë 14 ditëshe me të zbritur në aeroportin e Prishtinës siç është rregulli për të gjithë. Thuhet se dhe këtë e thotë ministri ushtrues i detyrës të Ministrit të Punëve të bredshme Xhelal Zveçja nga Lëvizje Vetëvendosje, se pas një hetimi policor është arritur në përfundimin se zoti Pacolli duke pasur një plan B ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës, dhe prej naty pa u karantinuar, ka udhëtuar drejt Kosovës me automjet.
Në afërsi të kufirit është takuar me presidentin Thaçin dhe ka hyrë në automjetin e tij zyrtar dhe kuptohet ka kaluar në vendkalimin kufitar qetë qetë sepse automjetit të presidentit nuk i ushtrohet asnjëlloj kontrolli. Sa të vërtetë ka në të gjithë këtë? Ka shumë mundësi që të jetë e vërtetë, për të mos thënë që është 100% e vërtetë. Problemi është se përse i shërbejnë kryeministrit dhe zhurma për gjithë kët histori, është vepër eksluzive e kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Përse i shërben kryeministrit Albin Kurti kjo zhurmë kjo gjë që mund të kalonte si anekdotë?”