A u mbushën rezervuarët?

Nga Ylli Dylgjeri

Mu kujtua sot kjo pyetje e bërë afro 30 vjet më parë nga babai i akorit Fadil Hasa në çastet e fundit të jetës.
Ishim një grup të rinjsh për ngushëllim në familjen e tij kur Ai ndëroi jetë. Sipas zakonit pasi i jepnim dorën Fadilit uleshin pak çaste e shkëmbenim duhan e muhabet.
Pyetja që bëhej rëndom ishte : si vdiq babai apo nga se vdiq?
Dhe i pari i shtëpisë tregonte e prap tregonte…
Ishte kohë vere dhe zakonisht në regjimin e kaluar vuanim për ujë të rrjedhshëm. Kështu nga thatësirat ishin tharë dhe rezervuarët kudo në hidrocentralet e vëndit. Refreni JANË THARË REZERVUARËT e ka shoqëruar këtë popull në vite. Kështu, sqaronte i ndjeri Fadil sa herë vinte orari për ti bërë gjilpërën infermierja, nuk kishte energji për të zjerë gjilpërat…!
Oraret shtyheshin. I sëmuri bëhej nevrik dhe propaganda sërisht shtypte sustën: thatesirë e tejzgjatur, ska ujë, rezervuaret janë boshatisur etj, etj për të qetësuar të sëmurin e shqetësuar.
– Na kishte ardhur në majë të hundës kjo fjalë- tregonte Fadili. Ndërkohë, sapo përfundoi së treguari një ngushëllues hidhet dhe e pyet:
O Fadil – a la gjë me gojë baba përpara se të mbyllte sytë?
Fadili i lodhur nga tregimi që e përsëriste për çdo kureshtar shpërthen:
Po, la! E ngriti dhe një herë kokën para se ti dilti shpirti dhe pyeti: A u mbushën rezervuaret?- dhe… mbylli sytë.
Fadili, Artisti i madh i humorit në vite ka mbyllur edhe Ai sot sytë, por ndryshe nga i babai në kohë, ka ndruar jetë me rezervuarët të mbushur. 1 herë në 30 vjet edhe mbushen! Reshjet e kësaj vere nuk e lanë të ndjerin të interesohej si i Ati.
Ngushëllime Familjes.
I paharuar kujtimi i Tij.

SHKARKO APP