A u zbulua pas 79 vitesh gabimi i astrologëve të Hitlerit për Moskën?

Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora trajtoi këtë të mërkurë një parashikim të astrologëve të Hitlerit të cilët i premtuan atij se do ta pushtonte Moskën me hyrjen e një kancelari piktor në vend.

Mësymja e Hitlerit dështoi, por në analizën që gazetari Kastriot Myftaraj bën, ai thotë se kjo ngjarje ndodhi në vitin 2020 me hyrjen e kryeministrit Edi Rama në Moskë.

Kastriot Myftaraj: Lufta e Dytë Botërore më shumë se sa ngjarjet e mëparshme të ngjashme me të ndikoi në pikëpamje afatgjatë në botën ku jetojmë. Shumë ngjarje të saj vazhdojnë të dikutohen edhe sot. Një nga ato që diskutohet është dhe astrologjia e Hitlerit. Dihet se ai kishte një bestytni se ngjarjet janë të parashikuara nga yjet dhe se përmes tyre mund të zbulohet e ardhmja. Hitleri këshillohej me astrologët për të gjitha vendimet e rëndësishme që merrte. Fjalën e fundit e kishte vetë. Nuk mund tua lësh fajin astrologëve për holokaustin. Një konsult astrologjike ka pasur edhe për Moskën midis Hitlerit dhe astrologëve të tij të besuar. Fjala ishte për sulmet që do të mbante ushtria gjermane në vjeshtën e vitit 1941 në drejtim të Moskës i njohur si operacioni “Tajfun”. Në kuptimin teorik të fjalës të klimës dhe në realitet, në Rusi kishte hyrë dimri. Bëhej fjalë për luftime në dimër. Është ai që quhet si gabim i astrologëve deri më sot. Ata i thanë Hitlerit se duhet të hynte në Moskë, kancelari piktor. Astrologët flisnin jo në mënyrë të qartë duke u justifikuar me mënyrën se si u flisnin yjet. Në dimrin e vitit 41 në kohën e betejës për Moskën. I është thënë se me një kancelar piktor do të hynte në Moskë. Hitleri krenohej me atë se ishte piktor. Sulmi gjerman mbi Moskë dështoi. Ky ishte fillimi i fundit i mësymjes gjermane ndaj shtetit sovjetik. Në këtë rast thuhet se astrologët kanë gabuar në kohë. Sepse yjet kanë treguar se do të hynte në Moskë një kryeministër piktor. Dhe këto kryeministra piktorë ishin shumë të rrallë.

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë:

"Ju flet Moska" - A u zbulua pas 79 vitesh gabimi i astreologëve të Hitlerit për Moskën?

SHKARKO APP