Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Adaptimi me kushtet e jetës mbyllur në shtëpi

Magazinë E diel, 29 Mars 2020 22:07
Adaptimi me kushtet e jetës mbyllur në shtëpi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Distancimin social përmes mbylljes së njerëzve nëpër shtëpi, duke shmangur kontakte me të tjerët, si masë parandaluese për përhapjen dhe shpërndarjen e koronavirusit, të rinjtë thonë se po e përjetojnë në mënyra të ndryshme. Disa nga ta i ndanë për Radion Evropa e Lirë përvojat e qëndrimit të tyre në shtëpi. Ata thanë se pjesën e lirë të kohës të cilën e kanë kaluar me shoqëri, këto ditë po e kalojnë në shtëpi, duke shikuar TV apo duke kaluar më shumë kohë nëpër rrjete sociale. Po ashtu, me rifillimin e mësimit, disa thonë se po e kalojnë një pjesë të kohës edhe duke i ndjekur ligjëratat apo mësimet nga distanca apo online. Si të përballeni me stresin gjatë shpërthimit të koronavirusit? Dea Kahrimani, studente e vitit të dytë në kolegjin për Biznes dhe Teknologji-UBT në Prishtinë, thotë se ka filluar të adaptohet me jetën brenda mureve të shtëpisë, duke i zëvendësuar aktivitetet e botës së jashtme në shtëpi.

“Mënyra e informimit për këtë virus sigurisht që ka qenë përmes rrjeteve sociale. Kjo ka ndikuar që ne si të rinj ta kemi një perceptim pak më ndryshe dhe në fazat e para shumica e kemi konsideruar edhe si ‘shaka’. Sot duke konsideruar numrin e personave të infektuar në botë dhe ata të cilët nuk po mund t’i shpëtojnë kësaj pandemie është pak e frikshme. Shmangia e kontaktit me të tjerë si dhe masat që janë marrë sigurisht që kanë ndryshuar jetën e përditshme të secilit prej nesh në mënyrë drastike”, thotë ajo. E mbyllur në shtëpi, Dea Kahrimani thotë se tash e ka sfidë si ta kalojë kohën. “Duke pasur parasysh sasinë e kohës së lirë që kemi secili, paraqitet një sfidë tjetër e shpenzimit të saj (kohës) në mënyrë sa më produktive në kushte shtëpie. Gjithashtu vlen të përmendet edhe mënyra se si e ruajmë shëndetin mendor, pasi që është një komponent shumë i rëndësishëm dhe që nuk duhet ta lëmë anash”, thekson Kahremani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

Ajo thotë se këto ditë është shumë e përkushtuar në muzikë, përgatitjen e recetave ushqimore, kurse për shëndetin fizik bën joga, duke shfrytëzuar platformën YouTube, ku mund të gjenden shumë video shpjeguese. Ndërkaq Uarda Mehmeti, studente e vitit të parë në kolegjin “London School of Economics” në Prishtinë, thotë se adaptimi me qëndrimin në shtëpi nuk është i lehtë. “Duke filluar nga unë që jam një studente e vitit të parë, e që jam e detyruar këto ditë të rri në shtëpi, mësimet po i vijoj përmes internetit. Atë pjesën e kohës së lirë të cilën e kam kaluar me shoqëri, tani e kaloj duke shikuar filma apo duke kaluar më shumë kohë se sa që duhet në telefon”, thotë ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Uarda Mehmeti nuk e fsheh se i mungon dhe e merr malli për atë pjesën e kohës që e ka kaluar në rrethana normale me shoqëri, qoftë gjatë kafes së mëngjesit apo momenteve të daljes dhe ecjes në natyrë. “Por, ja që kjo tani është e pamundur dhe duhet të shfrytëzojmë rrjetet sociale për të komunikuar si dhe për të parë njeri-tjetrin përmes kamerës. Sado që e gjithë kjo të jetë një monotoni nga ajo që jemi mësuar, është për të mirën e secilit”, thekson ajo. Edhe Redon Peja, student i kolegjit Riinvest, ku ai studion në Shkencat Kompjuterike thotë se gjatë kësaj periudhe kohore kur të gjithë po kujdesen për shëndetin dhe po evitojnë sa të munden mundësitë për t’u prekur nga koronavirusi, ka filluar të mësohet me stilin e ri të jetës në shtëpi.

“Gjatë kësaj gjendje e kemi të detyrueshme të qëndrojmë mbyllur në shtëpi, ndonëse nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo situatë. Si çdo student tjetër edhe unë këto ditë i mbyllur po i kaloj duke u marrë me aktivitete të ndryshme në shtëpi si p.sh. me punë rreth shtëpisë, ushtrime në shtëpi e të tjera”, thotë ai. “Përndryshe unë jam student i vitit të tretë në kolegjin ‘Riinvest’ dhe gjatë kësaj kohe kam filluar ligjëratat online, ku me të vërtetë po ta shohësh në këndin praktik, nuk është aq e kapshme, por në pjesën teorike është mjaft mirë”, thekson Redon Peja.

Ai thotë se po gjen edhe kohë për argëtim, duke zhvilluar lojëra kompjuterike online me shoqëri, pastaj duke shikuar filma apo duke kaluar një pjesë të kohës nëpër rrjete sociale. Ndërkaq Renea Munishi, nxënëse e klasës së nëntë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, thotë se për moshën dhe nivelin e saj të arsimit ende nuk ka nisur platforma e mësimit online dhe pritet që një formë e tillë e vijimit të mësimit të nisë së shpejti.

“Këto ditë jam munduar që t’i kaloj me produktivitet dhe të jem më aktive. Ditën kryesisht e kaloj me rrjete sociale, duke shikuar ndonjë film, duke lexuar ndonjë libër dhe duke kaluar kohën me familjen”. “Edhe pse mësim nuk kemi për momentin, jemi të angazhuar me disa detyra të ndryshme nga mësimdhënësit. Me shoqet nuk po takohem, mirëpo tani jetojmë në një botë moderne me teknologji të avancuar, prandaj po flasim me anë të telefonit apo rrjeteve sociale”, ka thënë ajo. Ndryshe, që nga 11 marsi është ndërprerë procesi mësimorë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. Gradualisht mësimi po rifillohet përmes platformave online në mënyrë që ky vit shkollor të mos shpallet i humbur.

Etiketat e lidhura

Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 7 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 7 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 15 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 19 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.