Adela, engjëlli i pafajshëm

Skicë nga Seleman Mziu –
Qyteti në luginën mes malesh ishte i trazuar. Edhe pse pranvera kishte lanun margaritarët shumë ngjyrësh. Mëngjezi po përcillte arushën e madhe. Një engjëll sapo zbriti në këtë botë. Ishte dita e parafundit e muajit qërshor. Edhe kater vite mbyllesh shekulli i njëzetë. Rrësheni nuk e ndjeu zbritjen e saj. I trullosur, ai shkundte edhe trupin. Shinat e trenit skuqeshin nga ndryshku. Udhët gumzhinin nga makinat e marra në varrzat e botës
Ndërsa vogëlushja Adela do të rritesh këtu. Me bukën e grunit lyer me gjalp e sheqer. Mollë e banana shiteshin udhëve. Ajo i shikonte me bishtin e syrit të rrudhur. Goja i lëshonte lang. Rrallë herë i shijonte. Ato ishin shumë fëmijë. Shtëpia gumzhinte si zgjua bletësh buzë pranvere. Gjithkush lëngonte sadopak nga varfëria në qytetin e zhubrosur. Babai dhe nana gjithëfarë punësh banin. Nga heret në mëngjez deri në darkën e vonshme. Katrahuja e shtetit kishte zvenitur jetën e qytetarëve. Po hidhte shtatin e hollë, një vajzë bjonde. Me sy bukuri ndjellëse e grimca buzëqeshje. E shkathët si sorkadhe. Shtigjet e diturisë me zell po i përshkonte. Shijet e veshjeve sipas kohës i pëlqente. Adela nga fisi Gjoka, ashtu lozonjarje qytezës dritë i lëshonte.
Drurët e shkurret e qytetit i donte. Lulet e frutat nuk ua këpuste. Në shpirtin e ndjeshëm po i mbilleshin. Zilet në shkoll e ftonin në mesim. Dituria dhe varfëria bashkëudhtare. Prindërit lumturinë e tyre kërkonin. Jetën po e shkrinin si qiriu. Rrudhat në ballë e fytyrë po ju shtoheshin. Bukurinë e jetës tek mirësia e jetës së fëmijeve me shpresa e shikonin.
Vajza shqemën e derës, dëshiron me e kalue. Me zotësinë e saj Universitetin kërkoi me e fillue. Brenga, varfëria, sigurisht do t’i ngjiteshin prapa. Adela me zell në inxhinierin e përpunim drurit filloi me studiue. Nuk ishte e lehtë. Koha po prodhonte jeniçer. Të aftët t’i vrisnin.Të zotët ti shtrydhin si limoni. Pse jo shumicën në prrua i leshonin. Amerikanët etj. i peshkonin.Të lirët t’i dobsojn moralisht. Të gërvishtnin trurin, me mos pasjen e bukës e gjellës të mjaftueshme. Këto ishin kudo, në politik qeveri, brenda në popull. Kudo po banin kredinë. Ato ishin zoti vetë e korkodili.
Vitet studentore po rridhnin. Me leksione profesorësh, me pëshpëritje vesh me vesh. Zilja e fillimit dhe e mbarimit kishte të njëjtin tingëllim. Edhe pse më i ashpër. Se duhesh luftë nervash për të mësuar biologjinë e rritjes së drurit. E më tej si të pritej, sharrohej, zdrukthtohej e futej në furra. Me temperatura të studuara shkencërisht. Pastaj kthehesh në mobilje. Arkitektur e konceptua për njerëz me shije të ndryshme.
E keshtu edhe jeta e brishte e njomzakes bukuroshe Adela këtë udhë ndiçte. Paraja fitohesh me shumë mund. Biles nuk kishte dhe punë. Familjes I ishin shtuar nevojat, kërkesat. Paksuar mundësitë për t’I fituar. Kështu ato I vinin me vonesë Adeles. Ose…. Por, studimet duheshin mbaruar. Sedra. Dëshira. Synimet në vazhdim. Fjala e dhënë prindërve. Inxhiniere mobiljesh doemos me u diplomue.
Atëhere nëpërmjet Fakultetit të Pyjeve gjeti punë. Ajo duhesh të mësonte e punonte. Një jetë me stërmundime. Energji mendore e fizike duheshin shkrirë. Koha duhesh kapur me vrap. Zdrukthtaria ishte në një supermarket e shqipëruar MAPO. Pas mësimit, të dielave ditët e festave Adela punonte. Me parat e fituara ajo blente çfarë i duheshin. Duart me kallo i dhimbnin. Ajo i fshihte ato në takime të zgjeruara studentësh. Koha e studimit e punës, leksionet e vështira. Jeta e rrudhosur nga varfëria e familjes. Lufta e plagët e hapur nga jeniçerëte kohës e plagosën moralisht. Truri filloi të lodhej. Mëzia i zuri shtrat edhe në andrra.
Kështu që dy land i mbetën të pambaruara. Duhesh ndjekur disa leksione Konsultime me pedagogët. Ndërsa afroheshin ditët e provimeve. Por……
Qyteti ndjeu një lëkundje. Ai u trem. Një ofsham pushtoi dhmbshëm Rrëshenin. Rreth orës 23 të gjysmës të Nëntorit të një nate me mjergulla të zeza engjëllja Adela Gjoka, guxoi, ashtu pa dashur, të veshte fustanin e bardhë. Me atë mendoi të fluturoi nga dritarja e katit të shtat të apartamentit ku jetonte me familjen. Por, jo, e pamundur. Ajo u flijua. Zmrimi e shkërmoqi. Varfëria i shkrumbëzoi krahët e shpresës. Padrejtësitë ia mbyllën shtigjet për me jetue. Për një punë si inxhiniere përpunim druri. Edhe për të kapërcyer dete e male. Ashtu si soji i saj që kanë humbur në oqeanin e popujve. Në vorbullën e jetës mergimtare. Ku dheu nuk i tret. Edhe Adela nuk mundi ta kapërdij ‘’kafshatën helmatisëse të mjerimit.,, Ndërsa jeniçeret e kohës veç fryhen me mjerimin e saj si rriqna. Fytyr skuqur. Të marrosur. Sy shkyer nga egërsia. Dhëmbët thell i kanë ngulur në zemrat rinore të Adelave fatzeza. Ato nuk kane ndjesi, shpirt e zemër njerëzore për adelat inxhiniera pyjesh, përpunim druri e shfrytëzimi edhe pse janë shtojzovallet e kësaj toke me natyrë të bekuar, edhe pse janë shpirt pastra, të ndershme në amfitetatrin e jetës, edhe pse janë zemërbuta e të dhimbshme, pse janë me bukuri zanash mali. Përfundojn në therrtoren e tragjedive.

SHKARKO APP