Adi Krasta rikthehet në ekran, ja ku do e shohim së shpejti

Adi Krasta është cilësuar si një nga gazetarët më të mirë shqiptarë. Prej disa kohësh ai i mungon televizionit me emisionet e tij. Ishim mësuar që ta shihnim teksa prezantonte në “Top Channel” emisione të përjavshëm por pas është shfaqur shumë pak në ekran. Mirëpo ndërkohë që në televizionet shqiptare kanë filluar lëvizjet për moderatorët e rinj që do të shohim në ekranet tona gjatë sezonit të ri televiziv, një ndër ta është edhe Adi Krasta, shkruan Icon Style. Burimet tregojnë se moderatori ka nisur bisedimet për një emision në televizionin “News 24”. Nëse bisedimet zyrtarizohen, në shtator Adin do e shohim të shfaqet në ekran me emisionin e tij.

SHKARKO APP