Administrata “në ajër” – Pas pushimeve, gjysma e tenderëve për bileta avioni

Rikthimi në punë pas pushimeve  duket se do të përkthehet në më shumë fluturime jashtë vendit për punonjësit e administratës publike.  Me nisjen e muajit shtator ka patur një numër të shtuar të procedurave të prokurimit publik, të cilat kanë si objekt pikërisht blerjen e biletave ajrore për institucione të ndryshme shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga kjo Agjenci, në 9 ditët e para të këtij muaji rreth gjysma e tenderëve të hapur janë për bileta ajrore. Më konkretisht nga rreth 130 procedura të shpallura, 46% e tyre kryhen për udhëtime jashtë vendit për punonjësit e administratës. Ndërkaq, sa i takon aktivitetit të prokurimit publik nga bashkitë e reja, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, numri I procedurave të shpallura është I konsiderueshëm. Kështu, sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania,  për periudhën 1 korrik-30 gusht në total janë shpallur 270 tendera me fond limit 2 75 mld lekë.

Bashkia Tiranë, Shkodër dhe Elbasan ka numrin dhe vlerën më të lartë të tenderëve të shpallur. Me vlerën mbi 100 milion lekë në këtë periudhë janë shpallur vetëm katër tenderë, të cilët iu takojnë njësive vendore: Gramsh, Kavajë, Matos dhe Malësi e Madhe. Sipas Open Data Albania, për këtë periudhë, tenderët e njoftuar dhe të finalizuar me fitues kanë 23 raste të shënuara me RedFlag, pra me indicie të mundshme për parregullsi dhe problem me konkurrencën në garë.

SHKARKO APP