Adriatik Dosti: Provokon serisht Maks Velo…

Nga ADRIATIK DOSTI

(SHBA)

Si te mos i mjaftonte ajo lajthitje e dy viteve me pare tek i fyeu e i ofendoi rende Veriun e verioret e Shqiperise …te marten ne mbremjen e 13 Marsit 2018 i ftuar ne emisionin e ri te antishqiptarit te vjeter Muc Nano… ish i burgosuri i regjimit komunist Maks Velo ka bere te njejten gje dhe i ka denigruar e provokuar serisht teper rende shqiptaret ….

…Me i madhi nder ne dhe ai qe i ka vene vulen gjithckaje eshte Kadare dhe ne duhet ta pranojme ate dhe vepren e tij ashtu sic eshte…nese Verioret do te kishin ndonje tjeter me te madh se ai jam i sigurte se do te flisnin ndryshe….

…PO z. Velo…verioret kane vertet nje me te madh se Kadareja yt dhe i nje grushti shqiptaresh qe ende vazhdojne te shkojne pas qerres se tij e ti thurin pa drejtesisht temenara e hosanara krejtesisht te pa merituara ne raport me vepren , qendrimin , sherbimin dhe gjithcka tjeter te tij ndaj Shqiperise e shqiptareve…

Me se shumti vepra e Kadarese jo me kot dhe jo rastesisht i sherbeu Diktatures dhe Diktatorit dhe aspak per inerci te se ashtuquajtures ”ashtu ishte koha atehere”..ai ishte dhe mbeti i perkedheluri dhe Beniamini besnik i tyre …

AI me i madhi i Verioreve te cilin ti edhe sot kaq e kaq vite pas renies se komunizmit ke frike ti shqiptosh edhe emrin …quhet AT GJERGJ FISHTA…ose thene ndryshe kollosi i letrave dhe i patriotizmit shqiptar …gjeniu dhe krenaria e kombit tone …

Ne as nje lloj aspekti dhe kendveshtrimi Kadareja yt ”jugor” te cilin ti qellimshem e ndan dhe e vecon si te tille duke i provokuar rende shqiptaret ne ndarjet dasore, krahinore, tradicionale, fetare e gjuhesore …nuk i afrohet dot jetes dhe vepres thellesisht shqiptare dhe atdhetare te Gjigandit Fishta …

Jo me kot Kadareja yt e shante, krittikonte, percmonte, perbuzte dhe e anatemonte korifeun tone si sinonim te se keqes shqiptare deri aty sa nuk nguronte ta quante ne nje linje me diktaturen gati-gati dhe armik te Shqiperise e te popullit shqiptar…

Dhe kohet e mbrapshta te karaktereve palaco te Kadarese tend me shoke …e lane Gjigandin e Korifeun e letrave dhe patriotizmit shqiptar …pa Varr …ndersa Beniaminit te diktatorit e Diktatures i dhuruan si shperblim vec te tjerash edhe nje goxha bina [ndertese ] te rerstauruar me parate e taksapaguesve shqiptare …pikerisht atje ne vendlindjen e tij e te Diktatorit…

Veriu e verioret e Shqiperise z.Velo…krenohen edhe me kollose te tille si Mjeda, Migjeni, Ali Asllani, Podrimja etj etj..por nejse nuk ma do mendja se kam aq kohe ne dispozicion qe te zbraz mendjen e diturite e mija kombetare per te mbushur tenden e te Mucit dashakeqes ndaj cdo gjeje shqiptare…

Ne fund te emisionit te Mucit qe te siguroj se jo rastesisht mban ate lloj emri serb …Provokacja…z. Velo…the qe e vetmja gje e bukur dhe historike qe na ka mbetur tashme ne shqiptareve eshte Gjuha jone…

OK…po meqe jemi ketu tek dashuria jote per gjuhen shqipe …..vertet nuk ta vrau fare as syrin e as veshin fjala serbe Provokacja…dhe nuk pate dot guximin e kurajon ta pyesje apo qofte edhe ti pervisheshe Mucit te Corovodes …se perse vazhdon ti provokoje ende kaq rende Shqiperine e shqiptaret ?

Nuk e di z. Velo…nese vitet e renda te burgut komunist mund t’ju kene akumuluar urrejtje te formave te ndryshme ndaj njerezve apo edhe subjekteve e objekteve gjithashtu te ndryshme…mund t’ju a kene dobesuar kujtesen apo cenuar sadopak edhe llogjiken e kthjelltesine e mendimit e te gjykimit …por per nje gje te siguroj plotesisht ..se ne kete mesele e histori vertet fatkeqe e trishtuese te jetes tende personale nuk ta kane fajin as Veriu i shqiperise e as verioret fisnike te trevave te tij …qe ti nuk le rast pa i share, ofenduar, fyer , percmuar , perbuzur e provokuar..

Dhe s i per ironi te fatit, rrefimeve, intervistave e Dosjes tende te persekutimit te cilen sapo e ke bere publike …asnje prej persekutoreve te tu nuk del te jete as verior e as nga Veriu i Shqiperise ..por kryesisht nga zona e te preferuarit tend …Kadarese dhe e intervistuesit tend Mustafa Nanos …

Maks…une personalisht qe po ti shkruaj keto radhe jam me origjine nga Jugu i Shqiperise ..por le e rrit ne Tirane …dhe te siguroj se kurren e kurres nuk kam patur ne mendjen, koken, shpirtin e zemren time kete lloj urrejtje qe ti nuk e di se per cfare aresye e llogjike te mbrapshte antishqiptare ..ke ndaj njeres prej zonave me Atdhedashese e me patriotike te Shqiperise …Veriut te saj e banoreve fisnike te kesaj treve shume te respektuar historike shqiptare…

Ndoshta burgu diktatorial te ka lodhur vertet shume …ndoshta atje ne burgun kumunist dicka ka ndodhur edhe me karakterin e personalitetin tend njerezor …ndoshta …ndoshta …nje zot e di se cfare fshihet pas kesaj urrejtje patologjike tenden ..te nje shqiptari ndaj nje shqiptari tjeter me te njejten gjuhe e kombesi …

Do te rekomandoja ti jepje fund ketij stermundimi tend fizik e mendor z. Velo duke sulmuar e denigruar verioret e Shqiperise…sepse jo vetem qe nuk duhet te biesh me ende viktime e Mucit …qe ne shqip perkthehet pjelles se viktimizimit e persekutimit tend te djeshem ..por do te rikujtoja se jeta eshte tmerrresisht e shkurter …dhe duhet vertet ta jetosh e shijosh ate ashtu sic duhet …aq me teper kur tashme je i lire ne Lirine e munguar e te privuar dje padrejtesisht pikerisht nga njerez e soji i kallepit bastard e antishqiptar i Muc Nanos me shoke…

A.R.DOSTI

SHKARKO APP