Aeroplani ikonë “kthehet në jetë”

Lockheed Super Constellation është një avion i bukur, një model klasik i SHBA nga vitet 1950 me kthesa të lëmuara dhe helika të fuqishme.

Por edhe pse “Super Connie” është lënë të kalbet në një fushë me baltë në Azinë Juglindore për 25 vjet, ky nuk është fundi i tregimit.

I ekspozuar ndaj diellit tropikal dhe shiut në një cep të Aeroportit Ndërkombëtar të Manila, ku pronarët e mëparshëm e braktisën atë pasi u përzien në një betejë të zgjatur ligjore, ky aeroplan i hijshëm dhe i bukur ishte i destinuar për skrap.

Por kjo derisa një grup australianësh entuziastë hynë brenda.

Lockheed Super Constellation ka një vend të veçantë në historinë e linjës ajrore Australiane të transportit ajror, Qantas dhe për pasojë, të aviacionit australian.

Autoritetet e aeroportit në Filipine vendosën ta vënë Super Connie në ankand dhe ai mori vëmendjen e Qantas Founders Museum, i drejtuar nga Qantas Foundation Memorial.

Por sfida për ekipin e Qantas Foundation Memorial ishte që të lëvizte Super Connie nga Manila në Longreach, Queensland, ku ndodhet muzeu, pastaj ta restauronte për shfaqje publike.

Duhen rreth 545.000 dollarë për ta restauruar, një sasi e konsiderueshme për muzeun, një organizatë jo-fitimprurëse e cila synon të ruajë dhe zbulojë historinë e Qantas, një nga linjat ajrore më të vjetra në botë.

Qantas Foundation Memorial kontribuoi me 328.000 dollarë dhe pjesa tjetër erdhi nga programet e promovimit të turizmit të sponsorizuar nga qeveria.

Super Connie pritet të bëhet një atraksion i madh në Qantas Founders Museum.

Duke tërhequr vizitorë të tjerë, Super Connie do të kontribuojë në ekonominë e Longreach.

Super Connie e ndërtuar në vitin 1953 për Marinën e SHBA, për më shumë se dy dekada ajo përmbushi disa role me ushtrinë amerikane, duke përfshirë një periudhë 14-vjeçare (nga viti 1959 deri në vitin 1973).

SHKARKO APP