Afera korruptive, jep dorëheqjen ministri
Ministri malazez i Zhvillimit dhe Turizmit, Pavle Raduloviç dha sot dorëheqjen pas publikimit në një stacion televiziv të një videoje, ku dy inspektorë janë të përfshirë në një aferë korrupsioni. Kjo është hera e parë që një çështje korrupsioni çon në dorëheqjen e një ministri në këtë vend të vogël të Ballkanit. “Askush nuk më ka sugjeruar të dorëhiqet, ky është pasqyrimi i mendimeve të mia personale për këtë çështje, etika duhet të ekzistojë në punë dhe në administratën shtetëror”, deklaroi ministri në një konferencë shtypi. Videoja e publikuar dje në mbrëmje nga TV Vijesti, tregon dy funksionarët që diskutojnë për një ryshfet, për të lejuar një biznesmen të vazhdojë punën, të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese në zonën turistike të Budvës, pavarësisht një lejeje që i kishte kaluar afati.