Agim Shehu në rrugën e Rilindasve
Magazinë E Shtunë, 17 Prill 2021 22:44
Nga Keze Zylo
”Jam ende i gjallë gjersa rri gërvish me penë, sikur do rroj sa të më dojë qejfi”, më shkruante poeti kombëtar Agim Shehu para 6 vjetësh në prag të 75-Vjetorit të Tij. Dhe ja ku jemi në 81-vjetorin e ditëlindjes dhe pena e Tij vazhdon te jetë e artë, një penë magjike…
Vargu i Poetit të çon përmbi re e nën nje re, aty prekim të paprekshmin, Lasgushin e madh, tek një re e bardhë puplore, “qenushi” ka ngritur kryet, kërkon në hapësirë të Zotin duke lehur gjer në yjet…
Me penelata të holla jep gjakun virgjin të races sonë/ në duel me çdo mbretëri: / sa vriteshe në Fushë-Kosovë/ ringjalleshe në Çamëri.
Shqipërinë, të bukurën e dheut, është e kudondodhura, ajo udhëton mbi përrallën e gjyshes te djepi, dhe ja shalon dallgëve për udhë…
Poeti Shehu vazhdon rrugën e Rilindasve, jep mesazhe të kthjellta se shqiptarëve kur ju preket atdheu: atë e kanë mbi gjithçka, bëhen bashkë për atdhe në fe, herë shkojnë në xhami të nderojnë Pashkët dhe herë shkojnë në kishë të festojnë Bajramin!
Vargu i Poetit të çon përmbi re e nën nje re, aty prekim të paprekshmin, Lasgushin e madh, tek një re e bardhë puplore, “qenushi” ka ngritur kryet, kërkon në hapësirë të Zotin duke lehur gjer në yjet…
Me penelata të holla jep gjakun virgjin të races sonë/ në duel me çdo mbretëri: / sa vriteshe në Fushë-Kosovë/ ringjalleshe në Çamëri.
Shqipërinë, të bukurën e dheut, është e kudondodhura, ajo udhëton mbi përrallën e gjyshes te djepi, dhe ja shalon dallgëve për udhë…
Poeti Shehu vazhdon rrugën e Rilindasve, jep mesazhe të kthjellta se shqiptarëve kur ju preket atdheu: atë e kanë mbi gjithçka, bëhen bashkë për atdhe në fe, herë shkojnë në xhami të nderojnë Pashkët dhe herë shkojnë në kishë të festojnë Bajramin!
Lirika e hollë dhe fine e poetit ka rrëmbyer zemrat e mijëra lexuesve të vërtetë, por jo të pushtetarëve çmimdhënës, dhe kjo është meritë e krijimtarisë së tij që s’ka tërhequr vëmendjen e pushtetarëve, pasi çmimet e tyre janë kthyer në tinguj funebre për atë lloj arti që ata publikojnë me së shumti. Por çuditërisht apo diçka hyjnore është se poetët e gjejnë ngushëllimin tek poezia dhe ja si shkruan: “Shpërblim për këngët s’mora, as nuk prita/ kolegët në pushtet i kisha prita/ Një vjershë e dashur m’u bë kupëz vere/ ku piva një gëzim që s’e arrita. Nga poema: (Bisedë me rubairat).
Agim Shehu është një krye lirik që me vargjet e tij herë të përkëdhel si fijëza Hëne Progonati e herë të qeras si një amvisë e bukur me mjaltë taze nga hojëzat e nje shpirti poetik. Qysh në rininë e hershme të befason me figuracionin e dendur metaforik apo dhe paralelizmin figurativ që përdor midis dy lëndëve ekstreme letërsi dhe matematikë, por dhe aq të lidhura pazgjidhmërisht me njera tjetrën. Le ta ndjekim në poezinë: “Të dashurohesh nga nje matematikan” poezi që ndihet dhe duket sikur skuq honet dhe lëshon bisqe nën trungje të vjetra: “Ty po të drejtohem, vajze moj syzesë/ më do a po s’më do kjo është hipotezë/ Pamja jote e ëmbël, posi teoremë/ kur të shoh përpara sikur zgjidh problem/ Ti je elegante si ekuacion/ mesi yt i hollë posi ypsilon…
Poeti tretet dhe shkrihet si nje copë akulli përballë dashurisë hyjnore: Më trete formulë më shkrive të gjallë/ si një copez akull në plus njëqind gradë/ Folëm shpirti im, shpirt me maksimum/ se pa ty s’kam gjum as në minimum… Kontrastet dhe antitezat e përdorura e bëjnë dhe më të bukur dhe dashuria fshihet si yjet nën gjirin e poetit.
Në portën e një poeti kombëtar mund të shkohet dhe pa trokitur siç ndodh rëndom, ta vizitosh, të bësh foto me poetin, t’i publikosh, të marrësh vetëm energji pozitive prej tij, se kjo racë poeti veç këtë lloj energjie njeh, por të shkosh realisht në portën e Labërisë, apo në Zvicër ku jeton azilanti politik poeti tepelenas Agim Shehu ka ca kode të shenjta, që jo kushdo mund t’i zbërthejë…
Librat e Shehut jane si malet hijerendë të Shqipërise që s’tronditen kurrë nga tërmetet, por ato vetëm dëshmojnë dhe mbrojnë çka të kujton shkrimtarin e famshëm amerikan Walt Whitman i cili thotë: Unë veproj si gjuha që është e lidhur në gojën tuaj, nje minierë që fillon të jetë e lirë…
Ne librin e fundit qe kam lexuar "Simfonia e nxenesve" si nje lexuese e rregullt m'u duk se mora drite nga llambushkat e metaforave te dala nga shpirti i një Poeti dhe Mesuesi të madh. Në momente të caktuara m’u duk se dëgjova simfoninë e pestë dhe të nëntë të Bethovenit i cili thonë se kur u shurdhua shtrihej në dysheme dhe në kokën e tij ndiheshin valët e tingujve të mahnitshem, ndërsa Poeti ynë troket dhe zgjon me tingujt hyjnorë të GJUHËS SHQIPE tek “shurdhët”, që disa të mjerë duan t’ja humbasin dëgjimin dhunshëm…
Ja pse Agim Shehu është një kryepoet dhe duhet t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”. Ndërsa unë, bashkatdhetarja dhe patriotja juaj po e mbyll me dëshirën:
Vite të panumërta poetit Kombëtar, Tepelenas, z.Agim Shehu!