Agron Llakaj: Nuk më ka pushuar njeri nga puna. Pyesni Genc Dulakun !
Gjatë ditës së sotme në disa media online dhe rrjetet sociale, u publikua një lajm, sipas të cilit Agron Llakaj ishte pushuar nga Vizion Plus, pas një kënge fyese në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj në shfaqjen humoristike “Al Pazar”, shkruan Tema.
Agron Llakaj ka thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë. Sipas tij, askush nuk i ka thënë se është pushuar nga Vizion Plus. Ai thotë me humor, se ata që kanë shkruajtur lajmin, do bënin mirë të pyesnin më parë Genc Dulakun, një nga pronarët e Vizion Plus.
Duhet thënë se Agron Llakaj mbetet një prej aktorëve më të mirë të humorit shqiptar, mjeshtër i emisioneve të këtij zhanri humori dhe që ka një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën e vendit.