Ajo që ke në tavolinën e punës, tregon çfarë personaliteti ke
Filxhanët e kafesë me shprehje argëtuese mund të thonë shumë për personin që i zotëron, pa qenë e nevojshme që ata të thonë diçka. “Shprehje të tipit ‘mund të jetë vodka’ apo ‘i mbijetova një takimi tjetër që duhej të ishte një email’ tregojnë për një person me sens humori dhe pakëz të paturpshëm. Me fjalë të tjera, nuk do të thotë që jeni një rebel, por ndonjëherë është bukur të jesh i tillë për t’u argëtuar disi”,-përsërit Henney.
Një orë
Pjesa më e madhe e njerëzve e shohin orën nga celulari, kompjuteri, madje edhe nga ora e dorës, kështu që të pasurit e një ore tjetër në tryezën e punës tregon se afatet janë të rëndësishme dhe se të jesh gjithnjë i përpiktë është jetike për ju. “Deri në momentin që nuk bëheni shqetësues dhe mbytës me kolegët kjo mund të jetë një gjë e mirë”, thotë dr. Lombardo.
Vazo me lule të freskëta
Nuk ka rëndësi nëse janë dhuratë nga ndonjë person i dashur apo një tufë lule e blerë në rrugë lulet e freskëta të japin humor i mirë dhe vënia e tyre në tavolinë është një mënyrë për t’u treguar të tjerëve lumturinë tuaj. “Mund të jetë edhe një mënyrë për të krijuar një atmosferë rekalsuese në punë dhe t’i bëni të tjerët të ndihen rehat”,-shton Lombardo.
Çmimet
Për disa njerëz, karriera është gjithçka, kështu që të tregosh çmimet dhe vlerësimet është si t’u thuash të tjerëve se ambicia dhe motivimi janë të vetmet gjëra që kanë rëndësi në punë (e ndoshta jo vetëm në atë). “Më mirë ta kufizoheni në ‘paradën e trofeve’ për të shmangur që të tjerët të mendojnë se e vetmja gjë e rëndësishme për ju është puna”, këshillon Lombardo.
Letrat-kujtesë
Nëse tryeza e punës është e mbushur me letra shumëngjyrëshe me kujtesa për çdo gjë, është tregues se keni pasion kujtesat e shkruara. “Megjithatë, ndonjë koleg mund ta lexojë këtë sjellje si mungesë organizimi dhe paaftësi për të menaxhuar punët – paralajmëron Lombardo – ndaj është e rëndësishme t’i reduktoni këto letra në kujtesa të rëndësishme”.
Shprehjet motivuese
Ndonjëherë, shprehja e duhur e thënë në momentin e duhur mund të jetë një pikë kthese në punën tuaj dhe është tregues i një personi këmbëngulës që synon të zgjidhë problemet. “Por bëni kujdes, të jesh i rrethuar nga shumë shprehje mund të tregojë për një person të pasigurt dhe me mungesë besimi te vetja”.
Tavolina bosh
Vetëm në rastin se nuk është dita e parë e punës – të shohësh një tavolinë krejt të zbrazët është diçka e rrallë e megjithatë është tregues i një personi që parapëlqen t’i mbajë të gjitha gjërat nën kontroll dhe t’i tregojë të tjerëve minimumin e informacioneve të mundshme. “Kjo sjellje mund të tregojë edhe për një person që e humb lehtë përqendrimin dhe mënyra e vetme për të punuar në mënyrë eficiente është largimi i çdo burimi shpërqendrimi” , thotë në fund psikologjia Lombardo.
Burimi: Monitor