Ajo vajzë është peng

Nga Dritan Laci –
Xhisielen e takova mbreme ne Opinion.
Me aq pak kohe sa pata mundesi ta njoh u rreka te krijoj nje profil sa etnografik aq edhe nje mozaik te personalitetit te saj.
Xhisiela erdhi e veshur mire, me celular te shtrenjte, shume me te mire se i imi.
Ishte nje vajze qe na tha pas kuintave qe nuk punonte por e mbanin hallat e dajat qe kishte ne emigracion, ku edhe shkollen per Shkenca Politike ne privat ia kishin paguar po te afermit e shumte qe kishte jashte.
Qe na tha se duhet te besonim qe nuk kishte nevoje tja blinte djali I deputetit jetesen e mire.
Xhisiela ishte nje vajze sanguine, impulsive, me natyre posesive qe mesa kuptova nga ajo pak bisede qe beme, bente gjithcka per te arritur deshirat e saj dhe qe ishte ne kerkim te vemendjes se vazhdueshme.
Pra le ta themi qe ishte nje vajze qe e pelqente dhe e kerkonte jeten e mire.
Por qe serish per te disaten here rrekej ta besonim qe nuk ishte kjo arsyeja e lidhjes me nje djale deputeti.
Xhisiela kishte nje tik ne te folur qe ndodh zakonisht te personat sanguine qe shoqerohet me nxitimin ne ngrenien e fjaleve dhe tharjen e sekrecioneve te peshtymes, gelltitjen sa here motorri proceson genjeshtren.
Xhisiela perpiqej te jipte pershtypjen e lirshmerise te nje vajze te shpenguar por syte e tradhetonin sa here gjendej perballe interesimit mbi lidhjen sentimentale me Rexhep Rrajan, djalin e deputetit Rrahman Rraja.
Kishte dukshem nje tension te vazhdueshem te brendshem qe I reflektohej ne perpjekjen per te shmangur herepashere shikimin e drejteperdrejte me folesin perballe.
Kjo per sa I perket asaj qe une arrita te analizoja ne ato pak momente qe e hasa dhe bisedova.
Per pjesen tjeter une them se ajo vajze tashme eshte peng.
Eshte ne nje hall te madh.
Eshte peng i deshirave te nje vajze fshati qe u lidh me djalin me te fuqishem te zones.
Qe e merrte me makine te shtrenjte.
Qe e conte ne hotel si asnje vajze tjeter e fshatit.
Qe I plotesonte cdo teke.
Une e besoj qe ajo e ka dashur dhe ndoshta e do akoma Rexhep Rrajan.
Ja po e besoj edhe qe e denoncoi nga xhelozia apo smira se humbi shume priviligje qe ia mori nje rivale.
Por tani e tutje kjo nuk eshte me puna e Xhisieles.
Sa kohe Xhisiela ka shkuar prane Mjekesise-Ligjore dhe kjo e fundit ka konstatuar shenja dhune, cfare do qe te thote kjo vajze neper televizione nuk e shpeton dot dhunuesin e saj.
Cfare do qe te thote Xhisiela se ajo edhe boyfriendi i saj luanin sadomazokizmash para aktit seksual duke shuar cigare ne trupin e njeri-tjetrit, nuk e shpeton dot dhunuesin e saj sa kohe loja ka dale nga dhoma dhe ka perfunduar ne organet ligjzbatuese.
A po e perdor opozita per politike?
Po sigurisht qe do ta perdorte cdo opozite ne te gjithe boten, sa kohe I perfshire eshte djali I nje deputeti kundershtar dhe babai i tij perdor te gjithe influencen qe ka per te mbyllur ngjarjen.
A eshte e rrezikuar Xhisiela.
Ndoshta Xhisieles mund te mos te mos i paraqitet asnje rrezik ne vazhdim.
Por kjo e them prape nuk eshte me pune e Xhisieles.
Eshte pune e drejtesise.
Te gjithe ata qe po e perdorin tashme jane te demaskuar ne lojen e tyre.
Rexhep Rraja packa se eshte djale deputeti meriton te hetohet dhe gjykohet ashtu si biri I thjeshte I popullit.
Ne te kundert ne si shoqeri kemi gjithe te drejten ti kerkojme llogari politikes per mbrojtjen qe u ben Xhepave te tyre.

SHKARKO APP