Ajsbergu troket: Gjiganti prej akulli sulet drejt fshatit nordik

Mesa duket një ajsberg i furishëm po e kërcënon seriozisht një fshat të vogël në Groenland.

Njerëzit e zonës si për çdo vit tashmë duket se janë mësuar me të
ftohtin ekstrem, dimrin e gjatë dhe tipike e botës së gjallë shtazore ku spikasin arinjtë polarë; ata tashmë dine dhe sesi ti përballojnë dhe devijojnë nga jeta e tyre rreziqet që shpesh ju kanosen, por këtë verë, një mal i papritur akulli u shfaq papritur përpara bashkësisë e cila qëndron e izoluar përgjatë peshkimit.

170 njerëzit që jetojnë në Innaarsuit nuk mund të bëjnë asgjë përballë situates tek e cila gjenden teksa u mbetet vetëm të shpresojnë që ai do të largohet vetë pa shkaktuar shumë dëme.

“Është më i madhi që kemi parë ndonjëherë”, shprehen disa prej
banorëve. Sipas institutit meteorologjik danez, ajsbergu ngrihet rreth 100 metra mbi ujë, ka krisje në të gjithë sipërfaqen e tij dhe herë pas here lëshon dhe zhurma frikësuese që pasohen nga shkëputja e ndonjë cope të madhe akulli.

Vendasit i frikësohen ndonjë shkëputjeje masive apo shembjeje të plotë që do të dërgonte dallgë tsunami në gjirin ku ndodhet fshati i vogël.

Ka megjithatë dhe ndonjë që shpreson që po nuk bëri dëme, ajsbergu mund të kthehet në një rast të mirë për të tërhequr turistët e për t’i hapur si dhe për ti bashkuar nga një marrëdhënje e re përballë kësaj dukurie natyrore për turistët apo dhe ata vetë me botën.

SHKARKO APP