Akademia “MUZA” ndez sheshin “Demokracia” nga ritmet e DJ-ve
Në kuadër të javës së Rinisë, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Akademinë Muzikore “MUZA” organizuan në sheshin Demokracia spektaklin “Bring it On” me DJ të rinj nga më të talentuarit nga Shqipëria dhe Kosova. Ky aktivitet mblodhi një të enjte të bukur marsi të rinj të apasionuar pas muzikës modern, të cilët kërcyen për gjatë gjithë mbrëmjes me tingujt e larmishëm, të cilët përcollën DJ-të për gati tre orë. Atmosfera sa vinte dhe nxehej kur shikoje të rinjtë, të cilët ngjiteshin në skenë dhe kërcenin nën ritmet e muzikës moderne. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga të dy institucionet, si dhe nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personalitete të njohura në fushën e artit. DJ-të vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por kishte nga ato që vinin edhe nga Greqia dhe Kosova. Të gjithë sëbashku ata kanë një emër që i lidhte me njëri-tjetrin, Akademinë Muzikore “MUZA”, vendi ku ata kanë studiuar. Pjesëmarrës në këtë akitivitet ishin DJ MANCO, TITI, M4TTH3Y, XHINO, MARIOL, EMICRUSH, NEX dhe TOSA dhe i ftuar special ishte DJ i njohur ne skenën ndërkombëtare DJ. RUBEN RIVAS. Të gjithë performuan muzikën më të kërkuar kohët e fundit nga të rinjtë. Ky spektakël u prezantua nga moderatorja e re, por e talentuar Enki Neza. Akademia Muzikore “MUZA”, e cila është e vetmja akademi në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni ka disa vite që përgatit Producentë & DJ të rinj, të cilët më vonë e gjejnë veten më profesionistë në këtë fushë.