Akses në lagjet muzeale të Beratit – Nisin punimet për zgjerimin e rrugës për shkak të rritjes së numrit të turistëve

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar se kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës “Muzak Topia”.  Me rritjen e fluksit të grupeve turistike ka lindur nevoja e përmirësimit të gjeometrisë së kësaj rruge, zgjerimit të saj për të përballuar trafikun e vizitorëve që frekuentojnë Kalanë e Beratit.

Ndërhyrjet e projektit konsistojnë në:

Punime për zgjerimin e trupit të rrugës ku përfshihen edhe trotuarët me shtrim me pllaka guri;

  • Punime për ndriçimin e rrugës;
  • Punime për kanalizimet e ujrave të bardha;
  • Punime për rikonstruksionin e sheshit të lapidarit me kalldrëm;
  • Punime për krijimin e hapësirës së parkimit për automjetet/autobuzat e turistëve.
  • Punime për gjelbërimin e të gjithë segmentit.

Kjo ndërhyrje zhvillohet në kuadër të Programit për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin, me financim nga Banka Botërore për 70.000 banorë lokalë përfitues direkt, si dhe lehtësim aksesi pasi vetëm për periudhën janar-qershor 2019 ka pasur 57341 vizitorë dhe turistë.

SHKARKO APP