Aksidenti s’e mposhti dashurinë, historia prekëse e çiftit nga Elbasani

Mbrëmjes e së premte në emisionin “Top Show Magazina” kanë qenë të ftuar disa mysafirë specialë. Ndër ta ishin edhe një çift shumë i veçantë, Florenc dhe Suela Gjona, të cilët vendosën të ndajnë me publikun historinë e tyre të trishtë të martesës. Vetëm pak kohë para se ata të bënin dasmë, Florenci kishte pësuar një aksident, nga i cili do të përfonte përgjithmonë në një karrige me rrota.

Ngjarja e rëndë që u ndryshoi jetën Suelës dhe Florencit ndodhi rreth 9 vjet më parë. Ishin në përgatitjet e fundit të dasmës, por aksidenti i Florencit jo vetëm që anuloi ceremoninë, por ndryshoi rrënjësisht jetën e çiftit. Aksidenti në punë bëri që Florenci të mbetej i paralizuar. Këtu, gjithçka për të u shumëzua me zero, gjendja emocionale ishte gjithashtu zero, jeta nuk kishte më asnjë ngjyrë dhe, më shumë se gjithçka, as Suela nuk do ishte më afër tij. Këto dhe shumë të tjera, Florenci i mendoi menjëherë pas aksidentit në Greqi.

Dalëngadalë filloi të mendonte si t’ia thoshte Suelës. Kjo e fundit, në fillim mësoi se Florenci kishte vrarë pak këmbën, ndaj dasma do të anulohej, më vonë mësoi se këmba ishte thyer, pastaj se Florenci nuk vinte dot në Shqipëri. Vendosi të shkonte ajo në Greqi ku ishte ai dhe të shikonte nga afër gjendjen.
Edhe më emocionues ishte rrëfimi i Suelës, së cilës fillimisht i ishte kumtuar lajmi se ka thyer vetëm këmbët, deri në momentin kur do të shkonte në spital dhe do të përballej vetë me pamjen.

Një muaj më parë, ata kanë bërë një ceremoni martese në 2-vjetorin e lindjes së vajzës së tyre. Megjithëse kishin kaluar shumë vuajtje gjatë këtyre viteve, sot janë të lumtur. Jetojnë në një fshat të Elbasanit me rreth 40 mijë lekë në muaj, por janë shumë të lumtur. Sepse kanë forcën, dashurinë për njëri-tjetrin dhe besimin se jeta është e bukur edhe atëherë kur të gjithë mendojnë të kundërtën.

Si rrjedhojë, çifti nuk kishin arritur të organizonin dasmë, por gjithsesi ata asnjëherë nuk humbën shpresat nga dashuria e tyre. Ata jetojnë së bashku dhe të lumtur, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungon.

SHKARKO APP