Akti i fundit ligjor që i kishte ngelur pa realizuar rilindjes komuniste ishte rehabilitimi i diktatorit Enver Hoxha

Nga Besim Ndregjoni

Akti i fundit që i kishte ngelur pa realizuar Rilindja komuniste e Partisë socialiste ishte rehabilitimi i diktatorit Enver Hoxha, dhe këtë e realizoi sot me Institutin Parlamentar alias Instituti Marksist-leninist pranë Kuvendit të🇦🇱
Ku e din Instituti marksist-leninist parlamentar se diktatori kreu genocid në Shqipëri:

Statistika shtetërore e krimeve komuniste 45-vjeçare në Shqipëri
Të ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra
Të dënuar me burgosje politike 28.788 burra dhe 7367 gra
Të internuar për motive politike 50.217 burra dhe 10.792 gra
U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje
U pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj
U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me kombësi jo shqiptare
95 shqiptarë kosovarë që ndodheshin në Shqiperi u pushkatuan
U ekzekutuan dhe u burgosën klerike katolik 120 veta
U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë bektashi 83 veta
U ekzekutuan dhe burgosën klerikë myslimanë 60 veta
U ekzekutuan dhe burgosën klerikë ortodoksë 39 veta
U shkatruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare
740 xhami
608 kisha e manastire Ortodokse
Kisha manastire katolike 157
Teqe, tyrbe 530
6000 të pushkatuar me gjyqdhe pa gjyq nuk u janë gjetur eshtrat…
Në vend u ngrit një sistem burgjesh e kampesh shfarosëse: Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelenë, Bulqizë, Spaç, Qaf-Bari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e gëzuar Partia socialiste për këto krime që ka kryer udhëheqësi shpirtnor i tyre. Ata skërkuan falje për tre dekada për këtë genocid,kështu me ideologjinë dhe propogandën që përdor nga 35 vite ajo e qetë don ta rehabilitoi diktatorin e fundit stalinist Enver Hoxhën dhe të fshij genocidin që ka ba ky kriminel!
Atëhere ne antikomunistave ish të burgosur dhe të përndjekurve politikë që provuam krimet më të tmerrshme të Enver Hoxhës na lind e drejta: Largohuni nga sistemi demokratik zotrinj socialistë -se nuk mund të ekzistoi një parti që rehabiliton diktaturën dhe diktatorin të fuksionoi në një demokraci!

Swiss Digital Mobile Reklama

E pakta që duhet të bëjë opozita të kërkoi shkrirjen e këtij Instituti parlamentar marksit-leninist!

Shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit!
Parlamenti shqiptar të kërkoi falje publike mbas tre dekadash familjeve antikomuniste dhe mos të prishi ekulibrat e shoqërisë. Çdo urretje politike që çfaqet në shoqëri e çon shoqërinë drejt konfliktit social!

Mediat të mos heshtin për rehabilitim e diktatorit!

I ftojmë ambasadat e akredituar në Tiranë, që mos të heshtin përpara këtij skandali e të turpërohen që bashkëpunojnë me një forcë politike që rehabiliton diktatorin stalinist Enver Hoxha!
Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Besim Ndregjoni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?