Aktiviteti i tepërt fizik çon në infertilitet?!

Aktiviteti fizik është një domosdoshmëri për çdo fazë të jetës, edhe gjatë tentativës për të pasur një fëmijë, ose gjatë shtatzënisë. Një prej këshillave më të zakonshme për fertilitetin është “ha mirë dhe bëj aktivitet fizik”, përpos vitaminave dhe ushqimeve që mund të konsumohen. Për shumë gra, aktiviteti fizik ndikon direkt në ciklin e periodave. Ndërsa për disa gra kjo mund të sjellë edhe probleme me ngjizjen.

Edhe nëse nuk do të humbasësh peshë, ushtrimet duhet të jenë pjesë e rutinës tënde. Ushtrimet për 30 minuta në ditë zvogëlojnë rrezikun e fertilitetit. Ushtrimi i tepërt fizik, duke i kaluar 60 minuta aktivitet fizik në ditë, mund të kenë një efekt të kundërt, pasi mund të rrisë rrezikun e infertilitetit. Kur bëhet fjalë për llojin e stërvitjes, një rregull i përgjithshëm është t’i përmbahesh aktiviteteve që nuk të shterojnë energjinë.

Ushtrimi fizik ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular. Megjithatë, në sferën e fertilitetit te gratë, ushtrimet që marrin shumë energji dhe të lodhin mund të kenë një efekt negativ. Sistemi riprodhues është shumë i ndjeshëm ndaj mungesës së energjisë, e cila mund të vijë si pasojë e lodhjes së madhe në stërvitje. Pesha trupore dhe përbërja e yndyrës së trupit kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në fertilitet.

Stresi i ushtrimeve nuk është shkaktari kryesor për fertilitetin, por i kombinuar me përpjekjen e trupit për të ruajtur energjinë, si dhe përshtatjet e metabolizmit, ndodhin ndryshime në hormonet riprodhuese në të gjitha nivelet. Përqendrimet e estrogjenit dhe progesteronit bien, duke rezultuar si një spektër i çrregullimeve menstruale, të lidhura me stërvitjen. Spektri mund të përfshijë çrregullime të rënda menstruale.

Hormonet përgjegjëse për ovulimin, GnRG, FSG, LH dhe estradioli nuk janë në nivelet e duhura kur teprohet me stërvitjen dhe kjo sjell edhe probleme me infertilitetin. Hormoni leptin, i cili është përgjegjës për oreksin dhe marrjen e yndyrës së shëndetshme dhe kalorive të mjaftueshme, është gjithashtu në nivele të ulëta. Kjo, mund të ndodhë nga ushtrimet fizike të cilat mund të prekin/kalojnë 7 orë në javë.

SHKARKO APP