Aktori i famshëm akuzohet për përdhunim e një 22-vjecare, nisin hetimet

Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim. Sipas mediave vendase 69-vjecari është denoncuar nga një aktore e re, 22-vjeçe.
Kjo e fundit emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka akuzuar Depardieu, se e ka përdhuar në një nga rezidencat e tij në Paris. Ndërkohë zyra e prokurorit të Parisit ka nisur një hetim paraprak kundër yllit 68-vjeçar.

Sipas mediave 22-vjecarja që akuzon aktorin për abuzime seksuale është vajza e një prej miqve të tij. Sipas tyre 69-vjecari prej disa javësh po ndjek karrierën e një vajze të re, e cila dëshiron të bëhet aktore dhe balerinë. Depardieu ka pranuar të ndihmojë 22-vjecaren në lidhje më një prokejt në teatër i cili do të shfaqej në muajt në vazhdim.

Ndërkohë avokati i aktorit 69-vjeçar , Hervé Temime, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për abuzim seksual të ushtruar nga klienti i tij. Ai është shprehur i bindur se hetimi do të provojë pafajësinë e klientit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Depardieu është një nga aktorët më të njohur të kinematografisë franceze. Ai shquhet për rolet në filmat Cyrano de Bergerac dhe Jean de Florette. 69-vjeçari është i martuar me Clémentine Igou, 41 vjeçe që prej vitit 2005.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?