Aktori i humorit shpërthen ndaj Ramës e i nxjerr gishtin e mesit: Asnjë lek s’do jepet!

Prej një muaji biznesi në Shqipëri është mbyllur. Më i goditur nga ky izolim është biznesi i vogël i cili pavarësisht se është përfshirë në planin e qeverisë për ndihmë, ka akuza se asnjë lloj ndihme nuk është marrë.

Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe aktori i njohur Rezart Veleshnja i cili duke mosbesues ndaj paketës së kryeministrit Rama për të ndihmuar biznesin e vogël.

Në një story, në rrjetin e tij social, Veleshnja teksa ka publikuar një foto të Ramës, shkruan se “kokërr leku nuk do marrë njeri”.

“Asnjë s’ka për të marrë kokërr leku, pallavra janë të gjitha!

Po mjete biznesi i vogël, motorri kryesor i ekonomisë së vendit që po merr fund dita ditës!”- shkruan Veleshnja.

SHKARKO APP