Një ndër aktorët e njohur shqiptar, Drilon Hoxha ka folur për karrierën e tij në televizion ku filloi me pjesëmarrjen në shfaqje talentesh me imitimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në ‘Mos i fol shoferit’, ai tregon se si kolegu e tij e mendonte si konkurent dhe nuk pranonte që ta lejonte të bënte atë rol.

“Fillova në ‘Ti vlen’, aty u mendova ta provoj veten nëse vlej ti futem kësaj bote, nëse nuk vlej vazhdon jeta. E provova dhe pashë reagimin e publikut, që ndonjëherë të pëlqen kot. Dhe mora shumë komente pozitive, më pëlqyen dhe shkova deri në gjysmëfinale. Ishte muaji i parë që më mbanin mend njerëzit dhe fillova të bëja shfaqje, nuk punoja më kamarier. Fillova me 50, 100 mijë lekë se atëherë me aq blije 2-3 palë xhinse.

 Kisha qejf të futesha te Portokallia, por ka qenë një kolegu ynë që na u ankua, pse ai bën rolet e mia. Më pas ai thoshte po se bëra unë Berishën nuk e bën askush. Unë e bëja për qejf, nuk e mendoja kurrë që të nesërmen mund të haja bukë me imitimin e Berishës.  Në shfaqje eca mirë, nga 50 mijë shkova në 200 mijë lekë. Pas produksioni pa klikimet dhe më thanë merr pjesë në Got Talent, nqs të pëlqen publiku do hysh në Portokalli. I thashë nuk dua më famë, dua pagë.”

Pas pjesëmarrjes në Portokalli, ai u largua dhe sot është edhe regjisor ku së fundmi ka krijuar filmin ‘Drejt fundit’ që rezultoi tepër i suksesshëm.