Aktori i “Portokallisë” jep lajmin e bukur, baba për herë të dytë

Aktori i njohur i “Portokalli”, Marin Orhanasi ka dhënë lajmin e bukur që do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori i humorit nëpërmjet një postimi në Facebook dhe Instagram, ku ka postuar fotografi me gruan shtatzënë dhe djalin e tij të madh.

“Jemi dy çuna, për pak bëhemi tre”, ka shkruar aktori bashkanagjitur fotos.

Pritjes së ëmbël duket se po i vjen fundit dhe së shpejti familja e aktorit të njohur do të bëhet edhe më e madhe.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and outdoor

SHKARKO APP