Aktori i Romir Zalla: Paguhemi sa për të mbijetuar

Aktori i njohur Romir Zalla është shprehur se puna si aktor në Shqipëri nuk vlerësohet.

I ftuar në emisionin Ditë e re ai tha se paguhen sa për të mbijetuar dhe kjo ka sjellë më shumë sasi sesa cilësi në premierat që realizohen.

Aktori u shpreh se vlera e një aktori duke barazpeshuar me vlerësimin material.

“Këtë vit kam punuar mesatarisht 2-3 premiera në vit. Por fiziksht nuk mundet që edhe ti nxjerrësh premirerë edhe të kryejnë ciklin e tyre me 50-100 shfaqje edhe pastaj ti të pushosh të marrësh kohën tënde 2-4 muaj dhe të fillosh të punosh me diçka tjetër. 

Me një llogjikë 1 premirë në vit është normale. Ne kemi ardhur në një pikë që bëjmë gjithçka dhe asgjë njëkohësisht. Dhe paguhet aq sa për të mbijetur. Nuk paguhet në kuptim dinjitoz të fjalës. Ti xhiron një film dhe 4 vite por të duash punon dhe nëse nuk do nuk e bën e jeton normalisht. 

Por nuk është ky realitet në Shqipëri. Në shqipëri është realiteti që me vrap ti kapim të gjitha, të mos lëmë askënd që ti bëjë, luftë për mbijetesë. Nuk është gjë e keqe sigurisht sepse të fut në një lloj konkurence, të del në pah vlera por vlera duhet të jetë e barazpeshuar me verësimin material.”

SHKARKO APP