Aktori italian: Tirana është si një qytet fashist, por ama femrat i ka të bukura
Pietro Genuardi, aktori i njohur italian sidomos për rolin e Ivanit tek seriali “100 Vitrinat”, ka qenë këto ditë në Tiranë.
Ai ka treguar me këtë rast përshtyjet për kryeqytetin dhe për shqiptarët. Genuardi thotë se është i befasuar nga shqiptarët për mirë, por për Tiranën thotë se nuk i pëlqen si qytet.
“Tirana nuk është shumë e bukur, nuk më pëlqen. Është një qytet që në pjesën më të madhe është ndërtuar nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka një pamje “fashiste”. Është një stil urbanistik që ne në Itali nuk e kemi qejf, këto hapësirat gjigande dhe ndërtesat imponuese. Kam parë vetëm qendër, periferinë nuk kam patur mundësi ta vizitoj”, ka thënë ai. Megjithatë, ai vlerëson shqiptarët dhe sidomos femrat.
“Femrat shqiptare janë shumë të bukura. Njerëzit në Shqipëri më pëlqejnë. Janë ndryshe nga perceptimi që është këtu në Itali. Shqipëria është një popull i gjallë, bujar dhe me dëshirën për të ecur përpara”, thotë ai.