Aktori Ndriçim Xhepa i sëmurë/ Qeveria i jep 50 milionë lekë për kurim

Ndriçim Xhepa prej vitesh vuan nga një sëmundje, e cila ka nevojë për kura të vazhdueshme. Kjo ka qenë arsyeja pse qeveria ka miratuar vendimin për t’i akorduar një fond prej 5 milionë lekësh (të rinj), për të mbuluar shpenzimet e kurave.

VENDIMI
Nr. 540, datë 9.10.2017
PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. NDRIÇIM XHEPA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit
2017”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 18, datë 11.1.2017, të
Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e
detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017”, me propozimin e ministrit të
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 (pesë milionë)
lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të
Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?